E Diel, 1 Nëntor 2026

Flijohet ne kasolle 32-vjecarja, vuante nga nje semundje

BERAT- Nje 32-vjecare nga fshati Mbreshtan i Beratit, i ka dhene fund jetes mbremjen e se merkures duke u vetevarur ne kasolle, ne kushte te renda depresioni. Por familjaret kane dashur ta percjellin te ndjeren, pa njoftuar policine vendore per ngjarjen e ndodhur, pasi nuk donin qe te zbulohej fakti se Fiqirete Olldashi kishte vuajtur nga nje semundje mendore. Inspektori i zones ka vene dje ne dijeni drejtuesit per ngjarjen e ndodhur, duke verifikuar shkaqet dhe rrethanat. Nje grup hetimor ka shkuar ne fshat, duke penguar familjaret te kryenin ceremonine pa kaluar ne ekspertize paraprake. Gjate rrefimit te familjareve eshte mesuar se 32-vjecarja ishte vetevarur ne kasollen e bagetive, me nje litar dhe se vuante nga nje semundje mendore prej vitesh. Kete fakt e kane konfirmuar edhe deshmite e banoreve te fshatit ku ndodhi ngjarja. Me pas ekspertet zbuluan se e ndjera nuk ka pasur shenja dhune ne trup dhe se vdekja, kishte ardhur si pasoje e asfiksise ne organet e frymemarrjes pas shtrengimit te pesuar ne qafe nga litari. Pas disa oresh hetimi, policia vendosi qe te zhvillohet varrimi i vajzes, nderkohe qe vdekja e saj eshte konsideruar si nje vetevarje.

E. H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›