Dega Arkitekture, konkursi nis më 27 gusht
Rektori shpjegon se studentet per kete dege duhet ti nenshtrohen edhe testit special. Përsa i përket tarifave të shkollimit, studentët e Arkitekturës kanë tarifat më të larta
TIRANE-Të gjithë ata të rinj, të cilët duan të nisin studimet e larta në degën e Arkitekturës, përveç provimeve të Maturës, duhet t'i nënshtrohen edhe testit special. Rektori i Universitetit Politeknik, Jorgaq Kaçani, ka shpjeguar per Gazeta Shqiptare se tashmë janë përcaktuar edhe datat e seleksionimit që bën vetë fakulteti që do të jenë më 27, 28 dhe 29 gusht. Ai ka sqaruar gjithashtu se këtë vit do të ketë një rritje të vogël në kuotat e pranimit, nga 100 do të të shkojë në 105 studentë, ndërsa tarifa e shkollimit do të vazhdojë të mbetet ajo e një viti më pare, plot 30 mijë lekë të reja.
Përsa i përket tarifave të shkollimit, studentët e Arkitekturës kanë tarifat më të larta, e cila shkon në 30 000 mijë lekë të reja. Ndërkohë që të rinjtë që do të marrin pjesë në konkurs do të paguajnë edhe një tarifë prej 4 500 lekësh të reja për materialet që përdorin. Këtu janë llogaritur lapsat që iu duhen gjatë tre ditëve të konkursit, penelet, letrat, dhe gjithçka tjetër që kandidatëve do të përdorin në ditët e konkursit dhe që sigurohen nga vetë fakulteti.
(d.b/BalkanWeb)