E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dega PS e Korcës Padit Berishën: Gënjeu për grevën

TIRANE- Dega e Partisë Socialiste në Korçë depozitoi sot në Gjykatën e Lartë padinë për shpifje dhe fyerje, ndaj kryeministrit të vendit Sali Berisha. Padia sipas degës së PS-së bazohet në deklaratat e kryeministrit, se gjatë grevës së urisë së bërë nga opozita në maj 2010, grevistët kanë marrë ushqim nëpër tenda. Padia e grevisteve nga Korca u bë publike pak ditë më parë nga selia rozë e qytetit juglindor, ndërsa sot ajo u depozitua në Gjykatën e Lartë, i vetmja gjykatë që mund të gjykojë kryeministrin. Sipas 3 përfaqësuesve, anëtarë të PS Sytki Mullau, Kico Tele edhe Shpëtim Shiroka, të cilët kanë qenë dhe grevistë në tendat e PS të ngritura para kryeministrisë, Berisha ka hedhur poshtë grevën më transparente,duke akuzuar se ata kanë përdorur ushqim.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›