Opozita e Bashkuar: Koha e Berishës të largohet
TIRANE- Aleatët e PS i bëjnë thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në demostratën e 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo tha sot se tani është koha që kryeministri Berisha të largohet dhe se më 21 janar do të jetë populli ai që do të vendosë për fatet e vendit.
“Këtej e tutje është vetë populli shqiptar që duhet të marrë në dorë largimin e kësaj qeverisjeje. Është ora që kryeministri tu rikthehet refleksioneve të viteve të kaluara dhe të bëjë gjestin e duhur që kërkohet nga një njeri minimalisht i përgjegjshëm, të japë dorëheqjen.”- deklaroi kreu i PDS-së.
Aleati tjetër i PS-së, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule i bëri thirrje shqiptarëve që më 21 janar të bashkohen për të ardhmen europiane dhe votën e lirë.
Ne u drejtohemi të gjithë shqiptarëve të bashkohemi më 21 janar për të demonstruar vendosmërinë tonë të palëkundshme për demokraci funksionale. Zoti Berisha nuk mund të ndryshojë asgjë duke mbyllur sytë përpara realitetit. Në politikë ndërgjegjësimi për mbarimin e kohës politike, dallon burrat e shtetit nga aventurierët e rastësishëm“
Në emër të Opozitës së Bashkuar kryetari i PSV91 Petro Koçi kërkoi zgjedhje të parakohshme dhe artikuloi mbajtjen e tyre në të njëjtën kohë me ato lokale.
“Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, dhe pse jo të bashkohen zgjedhjet parlamentare me ato lokale, sepse Parlamenti është institucioni kryesor ku kapet shteti dhe ku prodhohet korrupsioni.” – deklaroi Koci duke i bërë apel cdo qytetari nga e gjithë Shqipëria të vijnë në Tiranë për të demonstruar në protestën e madhe.
Demostrata e 21 janarit me sloganin “Berisha dorëzo bllokun” pritet të nisë në orën 14.00 ndërsa organizimi do të fillojë nga katër kryeqëzimet kryesore të Tiranës, ”Zogu i Zi”, “21 dhjetori”, “Stacioni i Trenit” dhe “Stadiumi Dinamo”.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)