E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi/ Lirohen të akuzuarit për vrasjen e vëllezërve Bytyçi

Gjykata serbe për krime të luftës në Beograd ka liruar dy ish-policë serbë nga akuzat se kishin bashkëpunuar ne vrasjen e tre vëllezërve shqiptarë me shtetësi amerikane në vitin 1999. Ish-policët, Sreten Popoviç dhe Millosh Stojanoviç, ishin akuzuar se ua kishin dorëzuar tre vëllezërit, Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyçi, pjesëtarëve të një njësie speciale të policisë serbe, të cilët i kishin vrarë në Serbinë Lindore. Trupat e tre vëllezërve u gjetën me duar të lidhura në një varrezë masive në Petrovo Sello në vitin 2001, dy vjet pasi ishin larguar nga Nju Jorku për t'iu bashkuar Brigadës së Atlantikut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Gjykatësi Vesko Krstajiç tha se pas paraqitjes së të gjitha provave ka mbetur e paqartë se kush dhe si i ka vrarë tre të rinjtë. Prokuroria e Republikës së Serbisë, në një deklaratë pas përfundimit të gjyqit, ka shprehur pakënaqësinë e saj me vendimin për lirimin e të akuzuarve dhe ka paralajmëruar se do të paraqesë ankesë në Gjykatën Supreme brenda afatit prej 15 ditësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›