E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshillimi i Karrieres, takime te Bujqesori

Te gjithe maturantet qe jane te interesuar per deget qe ofrojne fakultetet e Universitetit Bujqesor te Tiranes, do te mund te mesojne dicka me teper mbi keto studime ne ditet e ardhshme. Sipas kalendarit qe ka botuar ky universitet, jane plot 5 data ne dispozicion te maturanteve. Takimet per keshillimin e karrieres kane filluar me 15 prill, ndersa do te vijojne edhe sot ne Fakultetin e Ekonomise dhe Agrobiznesit. Ky i fundit eshte nje fakultet qe ka shume kerkesa per studime, ndaj edhe prite qe maturantet pjesemarres te jene te shumte. Me pas, ky takim do te pasohet me 23 prill, ne Fakultetin e Shkencave Pyjore, gjithashtu mjaft i preferuar. Sipas kalendarit te Universitetit Bujqesor te Tiranes, takimi tjeter do te zhvillohet ne Fakultetin e Ekonomise dhe Agrobiznesit me 26 prill, ndersa i fundit me 30 prill ne Fakultetin e Mjekesise Veterinare. Procesi i Keshillimit ne Karriere synon e ndihmoje maturantet qe te qartesojne idete dhe te njihen me studimet ku ata deshirojne te fillojne.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›