E Diel, 1 Nëntor 2026

MASH, monitorim online shkollave

Si do te funksionoje menyra e komunikimit te specialisteve te Ministrise se Arsimit, me mesuesit
Ministria e Arsimit do te mund t'i monitoroje shkollat online. Ky eshte projekti me i fundit qe pritet te vere ne funksionim ky dikaster, me futjen ne mase te internetit ne shkolla. Keshilltari i ministrit Myqerem Tafaj, Jovan Kristiqi ka bere me dije projektin si dhe risite ne lidhjet me tekstet shkollore. Thelbi i deklaratave ka te beje me perfeksionimin e teksteve shkollore, te cil;et per hir te se vertetes, kane qene me mangesi te medha, deri edhe me gafa.
Online
Jovan Kristiqi, keshilltari i ministrit te Arsimit dhe Shkences Myqerem Tafaj ka njoftuar fillimin e punes per krijimin e nje komunikimi intertaktiv online. ""Tani po punojme me futjen e metodave te huaja interaktive online qe jane fjala e fundit e modernizimit te procesit mesimor. Kjo do te thote qe mund te shikosh oren e mesimit nga kjo zyre e ministrise se Arsimit, qe te komunikosh me mesuesin ose me nxenesin mes anes se serverit qendror", tha Kristiqi. Ai madje deklaroi se me ane te kesaj metode elektronike, mundet njekohesisht edhe te korrigjosh punimet e nxenesve. Metoda te tilla jane huazuar nga praktika mesimore e vendeve perendimore, te cilat kane rezultuar mjaft efikase. E njejta gje pritet te ndodhe edhe ne Shqiperi, ndaj specialistet jane duke punuar qe ta vene ne funksionim sa me mire nje metode te tille.
Tekstet
Sikurse besohet se ditur, ndryshime do te kete edhe per kohen e pergatitjes se teksteve shkollore. Kristiqi ka deklaruar se, ne reformen e altertekstit kete vit eshte futur nje praktike e re per shtepite botuese. Ato do te regjistrohen per konkurrim, por librat e tyre nuk do te jene gati pas dy muajsh. Sipas keshilltarit Kristiqi, atyre do t'u lihet kohe per t'i pergatitur ato, per rreth nje vit. "Nje nga mangesite qe kemi pasur deri tani ne tekstet shkollore ka qene se shtepite botuese kane pasur nje kohe shume te shkurter per te pergatitur tekstet dhe sigurisht qe ai nuk do te ishte ne nivele cilesore, te pelqyeshme. Kesaj praktike, duke filluar qysh kete vit shkollor i jepet fund", eshte shprehur Kristiqi. Sipas tij, nje nga risite e reformes se Alterteksit kete vit eshte dhe perdorimi i metodave evropiane ne procesin e mesimdhenies. Kjo, po pasohet dhe me futjen e teksteve te autoreve te huaj ne sistemin parauniversitar, ne vecanti metoda te gjuheve te huaja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›