Edukimi ne distance, si deshtuan studimet
Nga viti 1997 kur jane hapur studimet ne distance jane diplomuar vetem 43 studente. Kjo, sipas statistikave te Universitetit Politeknik te Tiranes, i vetmi ku aplikohen keto lloj studimesh. Sipas statistikave zyrtare, qe nga ai vit jane regjistruar gjithsej 602 studente, por vetem 7 per qind e tyre kane arritur te diplomohen. Specialistet nuk dine nese kete duhet ta lidhin me anen teknike te studimeve, apo me nivelin e te regjistruarve, por nje gje eshte e sigurt: Kjo shifer eshte mjaft e ulet, ne krahasim me pritshmerine. Sipas burimeve zyrtare nga UPT, Qendra e Edukimit ne Distance eshte krijuar me vendim te Ministrise se Arsimit ne vitin 1997 dhe funksionon ne varesine e Rektoratit dhe te Fakulteteve te Inxhinierise se Informacionit dhe Fakultetit te Inxhinierise Elektrike per sa i perket mesimdhenies. Qendra kryen aktivitetin mesimor bazuar ne modelin 3+2 sipas Deklarates se Bolonjes dhe ofron Edukim Universitar ne deget: Inxhinieri Telekomunikacioni, Inxhinieri Informatike dhe Automatike dhe Inxhinieri Elektrike. Diploma qe leshohet cilesohet Diplome Teledidaktike, ne Sistemin e Edukimit ne Distance. Ne vitin akademik 2004-2005 eshte hapur dhe nje Dege e Inxhinierise Elektrike Dega per Inxhinieri Telekomunikacioni ka filluar ne vitin 1997 deri ne vitin akademik 2006. Universiteti Politeknik nga vete karakteri i studimeve qe ka dhe i diplomave qe nxjerr nuk ka studime me kohe te pjesshme. Megjithate, ata studente qe pelqejne deget e Politeknikut, por nuk kane mundesi te jene te angazhuar gjithe kohen ne auditore mund te ndjekin pikerisht studimet e sistemit "edukim ne distance".
Statistikat nga viti i fillimit 1997 deri ne vitin 2006
Dega Vitet Regjistruar gjithsej Diplomuar
Telekomunikacion 1997 deri 2006 296 24
Informatike 1998 deri 2006 213 19
Elektrike 2004 deri 2007 93 0