E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso, plan për zgjidhjen e krizës

Kreu i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso prezantoi për Parlamentin e Europës planin për zgjidhjen e krizës europiane të kreditit dhe bëri thirrje për veprim konkret të koordinuar në rikapitalizmin e bankave. "Nëse duam të ndërtojmë një marrëdhënie besimi me tregjet, duhet të zgjidhim krizën e borxheve. Ne duhet të forcojmë me urgjencë kapitalin bazë të bankave, pasi në fakt, borxhi sovran dhe bankat janë të lidhura me njëri- tjetrin”, - tha Barroso për deputetët e Parlamentit Europian. Ai shtoi se plani përfundimtar dhe i detajuar për bonot pan-europiane do të paraqitet në parlament në fund të këtij viti. Gjithashtu theksoi se eurozona nuk ka nevojë për më shumë institucione, por për më shumë qeverisje të përbashkët ekonomike. Barroso përkrahu opinionin e shprehur më parë nga përfaqësuesit e Gjermanisë, duke thënë se instrumenti i Përkohshëm i Stabilitetit Financiar Europian duhet të përdoret si burimi i fundit i zgjidhjes së krizës në Europë. Kjo ide e Gjermanisë kërkon që fillimisht institucionet në nevojë të likuiditetit, të përpiqen të zgjidhin problemin duke iu drejtuar tregjeve dhe Fondit Europian, vetëm në rast të dështimit në marrëdhënie me tregje Një tjetër propozim i Barrosos është edhe shfuqizimi i këtij fondi në mesin e vitit të ardhshëm dhe hyrja në fuqi e Mekanizmit të Përhershëm të Stabilitetit Financiar në Europë një vit më herët. Por propozimet e Barrosos u kundërshtuan nga Shoqata e Bankave në Gjermani, duke thënë se ndalimi i pagimit të dividentit dëmton përpjekjet që bankat të ngrenë fonde në treg për ri kapitalizimin e tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›