Degjenerimi i një shoqërie
Duket se koha e tranzicionit në Shqipëri do të zgjas edhe për shumë vite. Megjithëse kanë kaluar mëse 15 vjet nga rrënia e regjimit monist dhe kalimini në pluralizëm, shoqëria shqiptare po përballet me fenomenet më të vështira të historisë së saj. Ajo që dikur llogaritej si veti e shqiptarit sot ka filluar të nëpërkëmbet nga vetë ai. Ndërsa shoqëria shqiptare nga njëra anë përpiqet të integrohet në botën moderne, nga ana tjetër filloi të humb identitetin e saj. Ajo që është më e trishtueshme, është fakti se fenomenet më të rënda kanë filluar të pranohen si pjesë normale të kulturës tonë. Është shumë e dhimbshme kur dëgjon se Shqipëria zë vendin e dytë në botë përsa i përket trafikimit të qenieve humane. Vajzat shqiptare për nderin e të cilave kohë më parë është derdhur gjak, sot kanë mbushur rrugët e perëndimit. Para se të ulesha për të shkruajtur këtë tragjedi, plagë të shoqërisë tonë, në një nga kanalet televizive vendase po ndiqja një emision ku një nënë vetëm e vetëm për të gjetur dy vajzat e saj të trafikuara në Itali, ishte detyruar ti futej edhe vetë të njëjtës rrugë. Ajo ka prostituuar për të gjetur vajzat e saj…. E ku mund të shkoj thika më shumë se kaq. Ku përfundoi ajo që vetë shqiptarët janë munduar për të prezantuar veten e tyre si njerëz të nderit e të besës?
Ajo që po e degjeneron akoma më shumë shoqërinë tonë është edhe transformimi i menjëhershëm i mënyrës së jetesës së saj. Edhe pse në kushte shumë më të ulëta ekonomike se vendet perëndimore, shqiptarët i kanë tejkaluar ata në disa aspekte. Rrugët janë mbushur me femra të cilat duket sikur sapo janë ngritur nga shtrati për të kaluar në banjo e për të larë fytyrën. Femrat shqiptare duket sikur garojnë me njëra tjetrën për të zbuluar sam ë shumë pjesë nga ajo që më parë llogaritej si tabu. Vetë nuk arrij dot të kuptoj logjikën se si një mashkull mund të ndihet komfort ndërkohë që të tjerët shijonë bukuritë e zbuluara të trupit të bashkëshortes së tij. Dhe fatkeqësisht kjo tashme është diçka normale. Fatkeqësisht shumë nga ata që mund ta lexojnë këtë do të më quajnë si mesjetar. Por në momentin kur prindi e shikon që fëmija e tij ka përfunduar në realitetin "llum"të shoqërisë tonë, atëherë ai do të më kuptojë.
Besoj se nuk do të duhet shumë kohë kur perëndimi dhe bota moderne të fillojnë të ndjekin modën shqiptare. Tragjedia e të gjithë kësaj ndodhet në mentalitetin e ri të shoqërisë sonë, e cila stilin e ri ka nisur ta perceptojë si një gjë krejtësisht normale. Për një nënë shqiptare qëndrimi i vajzës së saj deri në orët e vona të natës nëpër diskot e kryeqytetit, ka filluar të shihet si një e drejtë individuale duke mos bërë as përpjekjen më të vogël për ti dhënë atë edukatë që shqiptari e ka trashëguar për shekuj me rradhë.
Vjen një ditë kur familja humbet kontrollin ndaj fëmijës së tij që në asrimin 9 vjçar, pa kaluar më tej në atë të mesëm e të lartë. Gjimnazet e Tiranës çdo ditë po tronditen nga skandalet e pamjeve pornografike ku aktorë kryesorë janë vetë nxënësit. Këto pamje shëtisin nga telefoni në telefon e ndërsa për autoritetet duket shumë e vështirë përcaktimi i këtyre yjeve të pornografisë shqiptare. Zgjasin me ditë të tëra dhe nuk arrihet të nxirren e të vihen para përgjegjësisë ata që thonë se ja ku jemi. Sa keq për një shqiptar kur e mendon se në gjirin e shoqërisë tonë ndodhin skena të tilla ku dy të rinjë luajnë skena pornografike në mes të klasës, një tjetër i xhirron dhe shokët e shoqet e tyre i duartrokasin.
Mësuesit dhe drejtorët e shkollave dalin e deklarojnë para kamerave se janë vetëm trillime të mediave ata që thuhen. E për më shumë turp, një mësuese thotë se nuk ka parë skena të tilla në ambientet e shkollës ku ajo punon, pasi po të ndodhte një gjë e tillë yjet e seksit shqiptarë do të luanin edhe para saj. Kjo mësuese që pretrendoet se edukon një brez, është e mendimit se nxënësit protagonist të këtyre skenave mund të luajnë edhe para saj. Fatkeqësisht që me mësues të tillë janë pak këta që ndodhin.
E ç`mund të them për drogën, alkolin apo duhanin që tashmë janë bërë ushqim ditor për të rinjtë e këtij vendi. E për këtë shpesh herë kërkojmë të fajësojmë dikë. Por jo, fajin e kemi vetë ne, fajin e kanë nënat shqiptare që kanë harruar si të edukojnë fëmijët e tyre, fajin e kanë baballarët shqiptarë që kanë harruar detyrën që kanë, fajin e ka populli shqiptarë…
E sot, pas kësaj tragjedie, në mendje më vijnë vargjet e Pashko Vasës:
Moj Shqypni e mjera Shqypni,
Kush t'ka qit me krye n'hi,
Ti ke pas kenë një zoj e randë
Burrat e dheut të thirrshin nanë
E pra, kjo Shqipëri që dikur shqiptarët e kanë përmendur me nder e bota e ka respektuar, sot ka përfunduar semaforevë të botës… Dhe me zemër të thyer, them se do të më pëlqente të isha shqiptar i mesjetës, njësoj si atëherë kur të parët tanë janë ndier krenarë për identitetin e tyre….