BE ngre përsëri zërin
Nuk kanë qenë të pakta shkaqet që kanë sjellë zbehjen e zërit të BE në arenën ndërkombëtarë. Vendet anëtare te saj kane përjetuar trazira ne politikat e tyre te brendshme dhe ne te njëjtën kohe edhe probleme ekonomike. Ne lidhje me ketë te fundit vendet me te prekura kane qene padyshim Franca, Italia e madje edhe Gjermania e cila cilësohet si "motori ekonomik" i BE. Sipas kritikeve refuzimi i kushtetutës erdhi si rezultat i përmbajtjes se saj te dobët dhe për moskrijimin e oportuniteteve ekonomike për vendet anëtare. Ajo nuk adresonte zgjidhje për problemet reja ne lidhje me terrorizmin, furnizimin energjetik, papunësinë, agrikulturën etj. Por jo vetëm kaq BE kohet e fundit ka përjetuar edhe një problem me identitetin e saj. Nuk ka një zë te përbashkët apo vizion te qarte ne lidhje me politiken e zgjerimit dhe kritereve për anëtarësim. Por ditët e fundit ajo është kthyer serish ne qendër te vëmendjes se axhendave politike dhe medieve.
Ne politiken e zgjerimit BE ndjehet e pavendosur. Ne lidhje me aderimin e Bullgarisë e Rumanisë ajo parashtron dy alternativa , janar ose tetor 2007. Nga njëra ane propozohet shtyrja e pranimit te dy vendeve sepse ato shikohen si faktorë destabilizues duke marre parasysh sidomos nivelin e tyre ekonomik me te ulet se vendet e tjera anëtare. Por nga ana tjetër shtyrja e datës mendohet te sjelle vetëm dëm, zhgënjim e për me tepër do te krijonte një imazh jo te mire për BE. Ne lidhje me Turqinë kriteret politike te Kopenhagenit dhe çështja e Qipros vazhdojnë te mbajnë ne gjendje stagnante bisedimet. Ndërsa ne vendet e Ballkanit ka akoma për tu bere ne rrugën e reformave.
Ne politikat e sigurisë, edhe pse ndjehet e rrezikuar, BE nuk pranon kërkesën e SHBA për dhënien e informatave te pasagjereve ajrore. Ky reagim nga disa cilësohet si jo shume i menduar sepse bashkëpunimi me SHBA mund te ndikonte pozitivisht ne luftën kundër terrorizmit. Gjithsesi BE është akoma skeptike ndaj SHBA sidomos ne politikat e saj mbi te drejtat e njeriut. Ndesh me ketë qëndrim te Gjykatës se te Drejtave te Njeriut ne Evrope bie fjalimi i sekretarit te përgjithshëm për politikat e jashtme Javier Solana. Sipas tij ulja ne tryeze me kusht qe SHBA i parashtroi Iranit është sinjali me pozitiv ne politiken e tyre te përbashkët. Duhet theksuar se si SHBA ashtu edhe BE kane mendimin se Irani synon ndërtimin e armeve bërthamore. Irani e shikon BE si te vetmen negociatore dhe sipas ministrit te jashtëm Mottaki, ai është gati te hyje ne bisedime me BE ndërsa SHBA është nxjerre jashtë loje.
Ne ekonomi samiti dy ditor Ruso-BE është cilësuar si i dështuar. Asnjë nga aktoret politike nuk pranoi te lëshonte pe dhe si rezultat nuk u arrit asnjë marrëveshje ne lidhje me politikat energjetike. Ndërsa Rusia nuk pranon te ratifikoje Traktatin Ndërkombëtar te Energjisë mbi konkurrencën e lire edhe BE nuk i hap tregjet e saj për Gazpromin shtetëror.
Jo me pak impakt ka pasur konferenca mbi tolerancën fetare e kulturore. "Dialogu mes civilizimeve" ishte mesazhi kryesor qe komisioneri për Edukimin e Kulturën, Jan Figel, kërkonte te përçonte. Ne konference u thirren përfaqësues te fesë kristiane, islame, hebraike e budiste. "BE ka nevoje për besim" qe slogani ndërsa 2008 u deklarua si viti i dialogut ndërkulturor. Kryekomisioneri Barroso dënoi karikaturat e gazetave daneze por ne te njëjtën kohe kërkoi mbrojtjen me çdo kusht te lirisë se shtypit. Por entuziazmi i konferencës u zbeh për shkak te përpjekjeve te grupeve ateiste e "humaniste" për te ndaluar zhvillimin e saj.
Ne muajin qershor , Brukseli pritet te qartësoje vizionin e tij ne lidhje me politiken e zgjerimit. Po aq interesant shihet edhe roli qe BE pritet te luaje ne lidhje me politiken e sigurisë ndërkombëtare dhe gjithashtu ne iniciativat ndërkulturore.