E Diel, 1 Nëntor 2026

Mali i Zi I pavarur , Shtet më i Ri në Europë

Parlamenti i Malit të Zi, në seancën e datës 3 qeshor shpalli pavarësinë e vendit pas referendumit të 21 majit. Si asnjëherë në ballkan për të dhënë mendimin e tyre por edhe për të përbushur një detyrë qytetare votun 87 % e tyre. Nga kjo shifër rekord pjesmarrësish 55.5% e tyre votuan pro, ndërkohë që kufiri i vendosur nga Organizmat ndërkombëtarë ishte po ky. Një rezultat i ngushtë por ishte vendimtar për të ndarë Malin e Zi pas 88 vjetësh nga Serbia. Me këtë rezultat të ngushtë mori fund dhe ëndrra e Serbisë së madhe. Dhe padyshim një nga faktorët më të rëndësihsmë ndoshta dhe vendimtari, ai që e shpëtoi Malin e zi nga bashkjetesa 88-vjeçare me Serbinë ishte vota e shqipëtarëve që përbëjnë 7 % të popullsisë së këtij vendi. Shqiptarët votuan pro me shpresën se shkëputja nga Serbia do të mundësonte një jetesë më të mire si dhe do t'iu jepte atyre më shumë të drejta në republikën e vogël të sapo formuar. Ndërkohë me 7% të popullsisë mund të marrin pjesë në qeverisje dhe kështu mund të përmirësojnë kushtet e jetesës. Më shumë punësim, më shumë qetësi dhe harmoni me qytetarët e tjerë. Nëse i pyet për marëdhëniet me Serbinë, të gjithë duan që të kenë marëdhënie të mira për ti dhënë fund konflikteve në Ballkan. Ndërsa shumë prej tyre urojnë "në kokë të Kosovës". Disa analistë e kanë qujtur votimin pro pavarësisë së Malit të Zi si një ogur i mirë për Kosovën dhe shpresojnë se brenda këtij viti do zgjidhet dhe çështja e statusit të saj. Ndërkohë që kuvendi i Malit të Zi miratoi Deklaratën për Pavarësi mbi parimet mbi të cilat bazohet sovraniteti i vendit,në serbi politikanët nuk janë dhe aq të qetë. Vojsllav Koshtunica pret dhe vendimin e parlamentit serb edhe pse kishin deklaruar se do të ishin të parët që do ta njihnin Malin e Zi si shtet me vete. Serbia do që ta zgjidhë këtë çështje sipas interesave të veta dhe mbi këtë mendon të ndërtojë dhe politikën e jashtme. Edhe pse Mali i Zi u shkeput,i pret një periudhe e gjatë bashkpunimi mes dy "vellezërve që u ndanë". Atyre iu duhet një kohë e gjatë për të ndarë "pronat, që nga tokat, orenditë shtëpiake e deri te enët e kuzhinës". Siç janë shprehur dhe shumë njerëz nga Mali i Zi koha që secili të shohë rrugën e vet kishte ardhur. I gjithi ky proçes ngelet për tu përgëzuar, pasi ishte hera e dytë pas Sllovenisë që një vënd ndahet nga Serbia e Ish Jugosllavisë pa konflikt, në një rrugë demokratike. Sna ngelet gjë tjetër vetëm ti urojmë shtetit më të ri në Europë ta gëzojë Pavarësinë dhe integrim të shpejtë në organimzat ndërkombëtarë bashkë më bashkëkombasit tanë shqipëtarë. Dhe sigurisht ta heqë këmbën zvarrë për Kosovën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›