Pranga për tu mbajtur vathë në vesh
Arrestimet e fundit të kryera në kuadër të luftës kundër korrupsionit, kanë kthyer tek qytetari shqiptar, besimin tek shteti. Sado që kjo frazë mund të duket e dalë jashtë mode, duhet thënë se ka një rëndësi të veccantë. Shumë njerëz në shqipëri, kanë vite që nuk besojnë te lufta e vërtetë kundër korrupsionit, ryshfetve apo krimit të organizuar, edhe pse këto janë termat më të lakuara nga politikanët e vendit. Masakra urbane e mirëorganizuar nga kryetari i komunës së Golemit, por që përfshin brenda saj edhe mjaft emra të tjerë padyshim që duhet të kishte një fund. Demirlika dhe Drejtori i Turizmit në Ministri , u arrestuan pak ditë më parë duke sjellë me vete një faqe të re në të ashtuquajturën luftë kundër korrupsionit. Aksioni i nisur fillimisht me goditjen e bandave më të rrezikshme kriminale në vend dhë që po vazhdon me arretimin e atyre që futin dorën në xhepin e qytetarit , padyshim që ka edhe një sinjal të fortë politik. Në një kohë që opozita me në krye Edi Ramën , po merret më shumë se sa duhet me veten e saj dhe me fraksionet e brendshme, duke mos patur kohë të kryejë rolin e saj të vërtetë, qeveria po ecën në një drejtim të duhr , të paktën për momentin. Duhet thënë se premtimet e Berishën gjatë fushatës elektorale të 3 korrikut por edhe më vonë , për një tolerancë zero ndaj krimit dhe korrupsionit, kanë arritur në një fzë të prekshme për të gjithë. Tashmë socialistëve edhe pse do tiu duket shumë e vështirë, ju mbetet vetëm të duartrokasin punën e qeverisë Berisha në këtë drejtim. Eshtë e vetmja gjë që mund të bëjnë, përderisa janë akoma në një amulli totale dhe një shterpësi të theksuar të projekteve dhe platformave alternative për të ccuar përpra vendin. Të shpresojmë që një ditë qejfmbetjet mes Gjinushit dhe Metës , si dhe frika e Edit për të mbajtur postin e kryetarit të marrin fund dhe të gjithë këta faktorë të kthejnë vëmendjan nga reformat dhe integrimi i vendit. E gjithë kjo që po ndodh , ka një anë tjetër poziteve që ka të bëjë me background”in politik të të korruptuarve. Cco njeri që ka pak intuitë duhet ta kuptojë se urdhërat e Olldashit që nuk kursejnë as anëtarë apo të emrëuar të Partisë Demokratike , janë një parapregatitje mjaf e zgjuar e terrent politik, për të vijuar me goditjen e ish funksionarëve socialist të korruptuar. Një nditë bukur kur x ish drejtor i doganev në një qytet , i emëruar në atë post nga kundërshtarët politik të Berishës të arrestohet , nuk do të guxojë askusht të thotë ndonjë fjalë të tipit , " arrestime me qëllime politike”. E megjithatë këtu duhet patur shumë kujdes. Është e vërtet që lufta kundër korrupsionit është mjat e rëndësishmë për vendin në këtë moment por kjo nuk duhet të shndërrohet në qëllim më vete, pasi kjo do të na ccojë një lloj tjetër korrupsioni ashtu siç ndodhi edhe në Bullgari apo Rumani. Një faktor që mund të dobësojë këtë luftë aështë padyshim edhe kohëzgjatja e saj. Të gjithë jemi dëshmitarë të aksioneve rrufe që kryente policia gjatë qeverisjes të socilaitëve . por kjo I ngjantë shumë asaj flakës së kashtës që ndizet furishmë por venitet shumë shpejt. Nëqoftëse të djathtët e ardhur në pushtet pikërisht me premtimin anti korrupsion, duhet të kenë nxjerrë një një mësim të tillë nga paraardhësit e tyre. Prangat e vënë ndaj funksionarëve demokratë këto ditë , dhe aksioni kundër kriminelëve , mund të përshtateshin mjaft mirë me sloganin e Nikollë Lesit në zgjedhjet e korrikut. "Investime dhe Arrestime”, ishte motoja e demokristianëve në 3 korrik. Duhet thënse se Qeveria "Berisha e ka realizuar mjaft mirë këtë të dytën. Ndërsa përsa i përket investimeve , duhet thënë se lënë akoma për të dëshiruar. Vanzdojmë të jemi akoma në fazën e shtërngimit të rripit. Prangat që tunden në dorën e Olldashit , duhet të sinjali më i forët për ata që kishin harruar se ekziston ligji dhe forca e tij.
alekspetriti@yahoo.com
alekspetriti@yahoo.com