E Diel, 1 Nëntor 2026

Degjimi i zerit te qytetareve Nga Lulzim Basha

"Ne vijme ne kete presidence me ide te qarta, me nje axhende te qarte dhe me besimin e madh se kemi shume per te dhene, pas nje periudhe prej afro dy dekadash, anetaresimi dhe perfitimi ne kete organizate. Kjo eshte mese e vertete edhe per perfaqesuesit e pushtetit vendor, sikunder kam pasur rastin te informohem gjate periudhes sime, si minister per pushtetin lokal dhe sikunder po zbuloj dita - dites, ne detyren time, relativisht te re ne krahasim me koleget ketu, rreth e qark kesaj tavoline, si perfaqesues i pushtetit vendor. Keshilli i Europes ne teresi dhe Kongresi i Autoriteteve Lokale ne vecanti jane partnere te perhershem dhe thelbesore, te pushtetit vendor ne Shqiperi. Ne kemi mesuar, perfituar dhe vazhdojme te kerkojme mbeshtetjen e tyre, por tani ne kete gjashte mujor te vecante, te presidences shqiptare te Keshillit te Europes, ka ardhur momenti qe edhe ne ndoshta te japim kontributin tone, ne raport me anetaresine e Keshillit te Europes dhe ne kete kuader, tema e zgjedhur "Per forcimin e demokracise lokale dhe rajonale" eshte nje nga temat ku edhe pushteti vendor, perfaqesuesit e tij ne Shqiperi kane cfare te thone dhe kontribuojne, ne drejtim te pervojes se cmuar te Keshillit te Europes.

Kjo teme rezonon fort me temen time kryesore te fushates, ate te degjimit te zerit te qytetareve dhe pjesemarrjen e tyre ne vendimmarrje, teme te cilen une e artikulova qarte dhe se ciles i mbetem besnik, ne punen time te perditshme dhe te perjavshme por qe aspak nuk vjen si vokacion i imi personal, por edhe njehere duke iu referuar pervojes sime, nderveprimit tim me drejtuesit e pushtetit vendor ne Shqiperi eshte ndoshta nje nga tiparet karakterizuese, themelore, te pushtetareve vendore ne marredheniet me qytetaret. Dikush, ndoshta mund ta konsideronte edhe nje "handikap", ne kohet kur pushtetari vendor s'kishte shume me shume ne dore, se sa thjesht te komunikonte me qytetaret, por sot eshte nje virtyt, vecanerisht ne kohen e teknologjise se informacionit dhe nje vendimmarrje gjithmone e me te shkeputur nga qytetari, qe ketu ne Shqiperi nga jugu ne veri, nga lindja ne perendim, shumica derrmuese e pushtetareve vendore e bazojne punen e tyre tek komunikimi me qytetarin. Kjo eshte edhe menyra e duhur, per te ecur perpara. Takimet e perjavshme, qe nga kreu i njesise vendore e deri tek administrata, te strukturuara, komunikimi elektronik, personal, postar jane mundesi te shkelqyera per te thithur mendimin e qytetarit dhe per te degjuar zerin e tij, ne te gjithe ceshtjet qe kane te bejne me vendimmarrjen tone.

Po keshtu, edhe takimet masive, te cilat une e di, jo vetem ne rastin e Tiranes por edhe ne shume raste te tjera nuk jane te kufizuara ne periudhen para fushates apo gjate fushates, por edhe ne vendimmarrje te rendesishme sic ishte se fundmi ne qytetin tone, vendimmarrja per buxhetin e vitit 2012 dhe sic ishte po keshtu edhe konsultimi per nje plan shume te rendesishem te detajuar vendor, qe eshte plani per afro 1/5 e qytetit, bulevardin e ri dhe lumin e Tiranes dhe sic do te jete rasti shume shpejt, per konsultimin e Planit te ri Urban te Tiranes. Ajo qe eshte inkurajuese eshte fakti se ky nuk eshte nje proces me nje kahje, ku ne thjesht organizojme keto takime, dukemi aty per disa minuta dhe me pas vazhdojme me axhenden tone. Qytetaret i jane pergjigjur kesaj perqasjeje me nje pjesemarrje masive, ne kontaktin e drejtperdrejte por edhe ne mijera opinione, pyetje, sugjerime te cilat i kane bere te ditura me shkrim, ne forma te ndryshme qe kane te pranishme ne te dy proceset qe permenda dhe ne procesin e trete, ate te Planit te ri Urbanistik. Ne si Bashki, kemi vendosur ta cojme kete nderveprim nje hap me tutje dhe brenda pak ditesh, web-site i ri i Bashkise do te permbaje nje rubrike te vecante qe quhet "Rregullo qytetin tim", me ane te se cilit qytetaret e Tiranes, jo vetem do te mund te raportojne nje problem apo te bejne nje ankese apo te japin nje sugjerim por do te mund po ashtu te ndjekin on-line, nepermjet Internetit, fazen ne te cilen ndodhet ndjekja e ketij problemi, personin, drejtorin apo drejtorine pergjegjese qe po e ndjek dhe statusin e ketij problemi deri ne marrjen e nje pergjigje perfundimtare apo te nje zgjidhjeje.

Bashkeveprimi dhe komunikimi me qytetaret eshte pra nje vlere themelore dhe e mirekonfirmuar, ne keto 17 vjet te anetaresimit te Shqiperise ne Keshillin e Europes dhe eshte nje vlere te cilen z. Zv/Kryeminister dhe Minister i Jashtem, ne me krenari mund ta shpalosim gjate kesaj presidence, ne forumet e ndryshme, te tjera forma te bashkepunimit dhe te shpalosjes se prioriteteve te presidences sone, ne Keshillin e Europes.

Nje tjeter tipar karakterizues, pavaresisht situatave te mira apo te veshtira politike ne vend, ne keto 17 vite eshte bashkepunimi mes njesive te qeverisjes vendore, shkembimi i eksperiencave dhe ndihma ndaj njeri-tjetrit, per te zgjidhur problemet e bashkeqytetareve tane.

Kur po hyja ne kete salle, me rastisi te ngjiteshim se bashku me kryetarin e Bashkise se Himares, te cilin gjej rastin ta falenderoj edhe njehere ketu, per solidaritetin e jashtezakonshem dhe mbeshtetjen e perkushtimin, me ane te se cilit ai dhe stafi i tij bene te mundur perballimin e oreve te para te tragjedise se javes se kaluar, por shembuj te tille, fatkeqesisht te evidentuara ne raste veshtiresish dhe fatkeqesish, ne kemi plot. Shoh ketu z.Gjuraj, me te cilin kemi kaluar dy momente te veshtira te permbytjeve dhe e di fare mire se bashkepunimi mes njesive te qeverisjes vendore ne zonen e nen Shkodres por edhe me gjere, deri ne Lezhe, deri ne Tirane, ku kryetaret e minibashkive treguan solidaritet, ne nje kohe fare te shkurter dhe konkurruese me solidaritetin e shprehur, madje edhe nga strukturat e specializuara jane teste dhe demonstrime te qarta te nivelit te larte te komunikimit dhe bashkepunimit midis njesive te qeverisjes vendore ne Shqiperi.

Ne Qarkun e Tiranes, ne kemi ndermarre nje hap perpara ne kete drejtim, duke firmosur nje marreveshje bashkepunimi midis 8 njesive te qeverisjes vendore, qe i parapriu procesit te planifikimit urban, i cili beri te mundur qe asnjeri prej nesh mos ta shohe kete proces si izolim, por ta shohe ne bashkepunim dhe te beje te mundur ne kete menyre, qe ndonese ne perfaqesojme territore te shkeputur nga njeri-tjetri, problematikat e perbashketa t'i trajtojme si nje trupe e vetme. Te njejtin bashkepunim synojme e kerkojme, kemi dhe duam te forcojme edhe me njesite vendore ne shtete te tjera, qofshin fqinjet tane, Kosove, Mali i Zi. Maqedoni, Greqi, Serbi, e Jugut, apo jo, por edhe me vendet e Bashkimit Evropian dhe anetare te tjere te Keshillit te Europes, ku pervec vlerave te komunikimit, bashkepunimit midis njeri-tjetrit, bashkevendimmarrjes me qytetaret, ne jemi krenare te shpalosim edhe nje vlere tjeter, qe presidenca shqiptare, z.Haxhinasto e ka theksuar fort dhe kjo eshte ajo e tolerances dhe e bashkejeteses fetare, ndonese une personalisht mendoj se fjala tolerance, ne kete kuptim nuk ka nje rezonance pozitive, ka nje rezonance negative. Ne ne Shqiperi nuk tolerojme njeri-tjetrin por mirekuptojme dhe bashkepunojme, pavaresisht besimeve te ndryshme fetare. Dialogu nderfetar ne Shqiperi ka qene nje konstante, dicka qe askush nuk e shikon me shume se sa nje fakt te jetes sone te perditshme, por fatkeqesisht nuk eshte kjo per rajonin, me te cilin ne shpesh, vecanerisht ne dy dekadat e fundit kemi perdorimin e paragjykimit dhe urrejtjes si dhe praktikat, vecanerisht ne zgjedhjet e ketyre viteve te fundit, te ekstremisteve te cilet kane rendur drejt kapitalit politik, nepermjet nxitjes se konfliktit nderetnik apo trumbetimit te nacionalizmit ekstrem, ne kurriz te fqinjeve.

Sot, me fqinjet tane ne kemi vendosur marredhenie te forta bashkepunimi, njesite vendore kufitare, kryeqytetet. Tirana eshte natyrisht nje nga qytetet me te vizituara nga turistet nga te gjithe vendet e rajonit dhe Bashkimit Evropian dhe se shpejti ne do te marrim iniciativen, per te organizuar ketu ne Tirane, nje tavoline te rrumbullaket, ku do te ftojme perfaqesues nga te gjithe vendet e rajonit, me qellim te tregojme edhe njehere vlerat, potencialin dhe besimin e plote te pushtetit vendor, perfaqesuesve te pushtetit vendor tek procesi i integrimit europian, si i vetmi proces per te ecur perpara dhe ketij procesi te bashkepunimit rajonal, si nje gur i forte themeli per procesin e integrimit europian.

Keto ishin ceshtjet qe une doja te cekja ne hapje te kesaj konference. Besoj se rezonojne fort, me ate cka perfaqesuesit e pushtetit vendor rreth kesaj tavoline dhe te tjere qe ndoshta s'jane te pranishem sot besojne he kane ne themel te punes se tyre dhe duke mbeshtetur prioritetet e presidences shqiptare ne Strasburg, ju garantojme se kete gjashte mujor, pervec puneve tona te perditshme, pushteti vendor do te jete pjese e perpjekjes shqiptare, per te pasuruar "mozaikun" e Keshillit te Europes, me vlerat tona me te mira.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›