Greqia paralajmeron kolaps të financave publike
Greqi- Financat publike greke mund të bien në kolaps gjatë muajit të ardhshëm, duke bërë të pamundur pagesën e pagave dhe pensioneve nëse një qeveri emergjence nuk del as në zgjedhjet e 17 Qershorit.
Ka qënë kjo deklarata e Lucas Papadhimos, kryeministri teknokrat i cili la zyren e tij këtë muaj pas zgjedhjeve të dështuara të 6 Majit.
Papadhimos paralajmëroi se kushtet financiare të vendit janë përkeqësuar më shpejt sesa pritej çka mund të rendohen në fillim të Qershorit më rënie të të ardhurave tatimore dhe me shpenzimet e dy fushatave zgjedhore.
Ankthi në rritje në Greqi si pasojë e një jostabiliteti politik ka sjellë mundësinë për një dalje nga Eurozona duke bërë që shumë grekë të shtyjnë pagesën e taksave dhe ka përshpejtuar edhe tërheqjen e depozitave bankare. Bankierët në Athinë vlerësojnë se më shumë 3 miliardë Euro janë tërhequr që prej 6 Majit nga bankat greke dhe tanimë- thotë “Financial Times’- grekët i mbajnë paratë nën dyshek apo në kuti.
Kriza drejt falimentit u shpall të djelën në një dokumetn me tetë pika të publikuar nga gazeta greke ‘To Vima’. Një zyrtar i lartë i qeverisë konfirmoi saktësinë e tij. ‘Shteti do të përballet me vështirësi të konsiderueshme për të mbuluar shpenzimet në Qershor’- thuhet në dokument. Ndërkohë që Athina përpiqet të krijojë fondet shtesë për të siguruar buxhetin e përkohshëm BE është e vendsour të mbajë të tërhequr 1 miliardë eurot e këstit të fundit në pritje të krijimit të një qeverie të re në Athinë.
Efektet e munegsës së taksave po ndjehen tashmë në Greqi, Ministria e Financave ka ndërprerë pagesën e tatimit për vlerën e shtuar për eksportuesit grekë duke shkurtuar shpenzimet në investimet publike me më shumë se 20% në katër muajt e parë. Transferimrt në Ministrinë e Shëndetësisë për të paguar borxhet i ka detyruar furnizuesit ne spitale dhe farmaci t’i ndërpresin përkohesisht duke i detyruar pacientët të paguajnë recetën e plotë për herë të parë. Sektori i energjisë ka marrë një pagesë prej 250 milionë eurosh nga buxheti i shtetit për të mbuluar defiçitin që po zgjerohet për shkak të rritjes së mospagesës së faturave të energjisë.
Pesë sondazhet e publikuara në fundjavë në Greqi treguan se Demokracia e Re është më para se Syriza si favorite më 17 Qershor, kjo mund të jetë një shpresë se Greqia do të vijojë politikat pro Euros duke zbatuar marrëveshjen e kursimit që ka me BE-FMN për të përfituar kredi.
Dorina Bilbili/IDEA/