E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Presidenti i ri, edhe pertej mazhorances

Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili, flet per procesin e zgjedhjes se presidentit dhe rolin e LSI-se ne kete proces. Ne te njejten linje qendrimi me kryetarin e kesaj partie, Ilir Meta, ai shprehet se presidenti i ardhshem i vendit duhet te jete produkt i nje procesi konsensual dhe kushtetues, duke theksuar qe kandidati te vije edhe pertej mazhorances. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, krahasoi procesin e zgjedhjes se presidentit me ate te dhjete viteve me pare, duke theksuar, se ka situata te ngjashme, por kontekste politike te ndryshme. Megjithate, Vasili ne intervisten dhene dje per Studimepolitike.com, tha se ashtu si ne ate kohe konfliktesh, kur klasa politike shqiptare ia doli te mberrinte ne nje proces konsensual, edhe sot eshte koha qe te arrihet nje marreveshje, e cila do te conte drejt zgjidhjes se nje presidenti po konsensual.

Tre dite me pare, PD e PS jane ulur ne bisedime per ceshtjen e zgjedhjes se presidentit, por negociatat duket se deshtuan qysh diten e pare. Si e parashikoni ecurine e ketij procesi?

Ndryshe nga rastet e tjera, kur politika eshte thirrur te zgjedhe presidentin, aktualisht eshte krijuar ideja, edhe ne opinion publik, se ka nje intensitet shume me te larte per ta konsideruar kete proces kushtetues, por gjithashtu edhe proces politik. Pra, ne kete rast mendoj se cilesia e ketij procesi eshte shume e lidhur me procesin e integrimit europian te Shqiperise. Statusi i vendit kandidat per ne BE mbetet nje nder objektivat me te aspiruara nga Shqiperia dhe, ku sjellja politike do te testohet edhe nepermjet procesit te zgjedhjes se presidentit. Duke i pare te gjithe aktoret shume te interesuar, une dua ta lexoj kete, si nje deshire per te vleresuar procesin e zgjedhjes se presidentit, si shume te rendesishem per momentin, per integrimin e Shqiperise ne BE. Do te ishte pozitive nje zgjidhje konsensuale, suksesi i se ciles nuk mund te ishte prone e askujt, as e mazhorances e as e opozites, por mund te ishte nje merite e perbashket e dy paleve, duke rrefyer qe ne fund te fundit nje sjellje e pergjegjshme politike hap rruge dhe perspektiva me te mira drejt Europes. I prirur nga ky lloj pozitiviteti dhe duke lexuar nje interesim te jashtezakonshem te pjesemarresve ne kete proces, megjithe debatet, theniet e kundertheniet qe ka procesi, une jam shpresemadh se mund te shkohet drejt nje konsensusi. Aq me teper, kete konsensus e kerkojne edhe partneret nderkombetare, BE e SHBA, te cilet jane shprehur se e mbeshtesin nje konsensus te tille, dhe e shohin kete zgjidhje, si me afer rruges se duhur per te plotesuar obligimet qe kemi ne perpara, ne kuadrin e integrimit te Shqiperise ne BE.

Por nuk duket kaq shpresedhenese situata, pasi PS u paraqit ne kete tryeze me disa kushte, te cilat mazhoranca i cilesoi si arsye per te bllokuar procesin.

Besoj qe predispozicioni per te dialoguar duhet te jete reciprok. Kerkesat e hedhura ne tavoline nga PS nuk jane te reja. Me modesti dua te sjell ne vemendjen e publikut disa intervista te miat te dhena ne media, kohe me pare, ku flitet per keto ceshtje. Dua te ritheksoj edhe faktin, qe ne menyre shume eksplicite, z.Ilir Meta ka evokuar fort, qe keto reforma duhet te realizohen. Nderkohe, qe per keto ceshtje ka patur apati te vazhdueshme edhe nga ana e PS, edhe nga ana e PD. Une nuk besoj se eshte momenti, qe njera pale t'i kerkoje llogari tjetres dhe anasjelltas. Ka ceshtje, per te cilat ne kemi pare qe PD ka qene e qarte, si p.sh. lidhur me heqjen e imuniteteve dhe se nuk duhet qe keto te kthehen ne gare protagonizmi per te nxjerre fitues. Persa i perket ceshtjes se kodit zgjedhor, ne kemi pare qe reforma per kodin zgjedhor po shkonte drejt fundit, se PD reflektoi lidhur me ate qe OSBE-ODIHR rekomandoi per votimin elektronik. Ndaj dhe une mendoj se kryenecesia per te qendruar pikerisht kunder ketyre rekomandimeve duket se eshte takticizem politik. Thelbi i shendetshem eshte, qe keto reforma duhet te realizohen sa me pare. Protagonistet jane aty, ne tavoline, votat jane aty, ne tavoline dhe per keto reforma nuk jane votat e LSI, qe e percaktojne fatin e kodit zgjedhor, fatin e imuniteteve, apo edhe procedurat edhe fatin e procedurave parlamentare. Eshte krejt e mundshme, qe te gjendet gjuha e perbashket. Asnjera pale nuk ka pse te jete ultimative ndaj tjetres. Ka nje moment kompromisi, ku secili duhet te leshoje dicka nga vetja. Besoj, se nuk mund te bllokohet reforma e procedurave parlamentare, p.sh. vetem per ceshtjen e percaktimit te kohes, qe duhet te flase kryeministri. Eshte e mundshme, qe te gjendet nje zgjidhje, sipas te ciles kryeministri te flase, por edhe opozita te kete kohen e bollshme per te folur, sepse ne fund te fundit pozicionet ne politike alternohen. Perpara se t'i veme kushte njeri-tjetrit, eshte koha per te dialoguar. Dua te kujtoj, se ne kemi qene ne nje takim me zotin Rama, ku kemi folur pikerisht per keto ceshtje. Po ashtu, intervista e zotit Meta pas takimit me Ramen, ku u fol pikerisht per biseden qe ishte bere ne ate takim lidhur me reformat e domosdoshme, qe i nevojiten vendit. Ne momentin aktual, vendi kerkon dialog dhe zgjidhje. Obstruksionizmi, i cilitdo qofte, edhe i motivuar qofte, mendoj se nuk i jep zgjidhje problemit.

Ju folet pak me lart per rolin e LSI, per votat e saj. Cili do te jete qendrimi i LSI-se, nese nuk arrihet konsensusi?

E kam pare rolin e LSI percaktues, mbi te gjitha ne politiken, qe ajo i ka imponuar sfondit politik shqiptar ne keto kohe, ndoshta muaj me pare. Kryetari i LSI, Ilir Meta, ishte i vetmi qe fliste per procesin, nderkohe qe te tjeret kuturiseshin pas listash te gjata me emra kandidatesh, pas interpretimeve individuale, etj. Ne fund te fundit koha i dha te drejte LSI, te gjithe po flasin per nje proces. Duhet te kuptojme, qe ne qofte se nuk flasim per nje proces politik, nuk kemi thene asgje dhe ne qofte se themi emrin e nje kandidati, perseri nuk kemi thene asgje, nderkohe qe partneret tane nderkombetare presin te shohin nje proces politik te shendetshem, te ndertuar mbi kritere. Si i tille, ky proces mund te pranohet dhe mberrin ne nje perfundim, sipas te cilit klasa politike shqiptare eshte e pjekur dhe mund te prodhoje produkte te qendrueshme politike, njekohesisht t'iu jape institucioneve peshe, sic eshte institucioni i presidentit. Ne te kundert, klasa politike shqiptare demonstron serish prapambetje. Demonstron mbetje ne llogore, e tipare te bizantinizmave te tejkaluara, njeheresh tregon per mungese hapesire mendimi per zgjidhje. Sigurisht nje klase politike e tille, pranohet me veshtiresi ne komunitetin nderkombetar dhe sigurisht nje klase politike e tille do te kompromentonte objektivat e nje popullsie, qe ka marre persiper ta perfaqesoje, e cila eshte filoeuropiane. Ne qofte se kemi nje evokacion 95% europian, atehere e keqja eshte tek politika dhe s'mund te kerkohet ne asnje rast te nje popull mendjehapur, qe ka parapelqyer integrimin europian. LSI ka qene percaktuese, jo thjesht dhe vetem per votat qe jane percaktuese ne parlament, dhe ky eshte nje fakt i cili nuk ka nevoje per komente politike, sepse eshte shume i qarte. Une e quaj percaktues rolin e LSI per ate model politik me te cilin ajo orientoi procesin qe ne krye te heres, ne ate pike ku te tjeret kane ardhur me vonese.

Ju vazhdoni t'i qendroni nje procesi, sipas te cilit duhet te zgjidhet nje president konsensual. A eshte ky qendrim ne te njejten linje me ate te PD?

Ne kemi kerkuar dhe i kemi qendruar nje procesi, sipas te cilit te zgjidhet nje president qe shkon edhe pertej mazhorances. Ky qendrim eshte bere i qarte nga kreu i partise Ilir Meta edhe ne takime me zotin Berisha. Ne fund te fundit, ky eshte edhe nje reflektim i asaj qe kerkojne edhe te gjithe partneret nderkombetare. Pra kerkohet nje demonstrim pozitiviteti i klases politike dhe pikerisht kesaj kerkese te domosdoshme nuk duhet t'i shmangemi. Kesaj kerkese LSI i ka sherbyer ne cdo rast dhe mendoj se edhe opozita duhet t'i sherbeje pikerisht kesaj kerkese. Ne fund te fundit, do te prodhojme nje institucion qe eshte institucioni i presidentit, qe eshte dhe duhet te jete detyrimisht mbi palet, cilido qofte presidenti, duhet dhe eshte i detyruar te jete mbi palet. Presidenti nuk do te kete pike referimi programin e ndonje partie, por do te kete kushtetuten, te cilen eshte i detyruar ta respektoje. Ne na kerkohet, qe shqiptareve t'u heqim barriera dhe jo t'iu krijojme barriera te reja.

Le te kthehemi pas dhjete vite, pikerisht ne momentin e zgjedhjes se presidenti te pare konsensual, ne vitin 2002. Situata politike e atehershme ishte konfliktuale, megjithate, pas shume perpjekjesh u arrit ne nje marreveshje per zgjedhjen e nje presidenti konsensual. Jane thuajse te njejtet aktore politike, por me pozicione te ndryshme, qe kane percaktuar procesin e zgjedhjes se presidentit. Cilat jane, sipas jush, ngjashmerite dhe diferencat ne keto dy procese?

Pyetja juaj ka analogji qe qendrojne, por sigurisht ka edhe elemente qe jane te ndryshem, kontekste qe ndryshojne. Mendoj se ky proces nuk eshte i shenjuar nga ndonje problematike e tille, sic ishte fenomeni i "Dushkut" pas zgjedhjeve te vitit 2001. Ishin pikerisht zgjedhjet e Dushkut, qe kushtezuan zgjedhjen e presidentit ne ate kohe. PS i kishte numrat e nevojshem per te zgjedhur presidentin, por mendoj se edhe ne ate kohe prevaloi inteligjenca politike per te pare se zgjedhja e ketij presidenti me kryenecesi nga njera ane, e ndihmon apo e pengon procesin, apo duhej konsensusi per t'i dhene rruge procesit dhe me pas. Europa na shikonte ndryshe. Ne ate rast prevaloi zgjidhja e dyte, pra rruga drejt konsensusit. Mazhoranca e asaj kohe i kishte votat, por vendosi te cedoje nga vetja dhe i hapi rruge propozimit te opozites per kandidatin per president. Ishte nje demonstrim pozitiv i politikes shqiptare, nje deshmi, qe kjo politike mund te dale nga ngercet dhe ta ndihmoje vendin. Sigurisht situata aktuale nuk eshte e tille, nuk jemi te kushtezuar nga rezultate zgjedhore te caktuara. Ketu behet fjale per nje sjellje politike te njerezve qe jane tashme ne tavolinen e bisedimeve dhe a demonstrojne emancipim apo jo, mendjehapur apo jo, proeuropeist apo jo? A do te demonstrojne nje qendrim, sipas te cilit i vene interesat e vendit mbi ato partiake e personale? Kete do ta percaktoje tavolina e bisedimeve. Ata qe vuajne nga kompleksi per te bere leshime te vogla apo te medha, ata jane te humburit e medhenj. Politikat e medha jane bere mbi leshime dhe kompromise. Nuk ka rezultuar kurre, qe ata, te cilet kane bere kompromise te medha, kane qene te humburit e medhenj. Nga pervoja mund te themi, se te tilla zgjidhje i rezistojne kohes. Nisur nga kjo, mendoj se, nese palet shkojne ne tavolinen e bisedimeve te prirur me idene e leshimeve, do te kete rezultate. Ky eshte nje test i madh per te gjitha palet. Dua te theksoj gjithashtu, se nese i referohemi vitit 2002, ne ate kohe politika shqiptare vinte nga nje situate e vitit 1997, qe ishte prapa deres, fare afer, kishin kaluar pak vite. Sot eshte ndryshe. Shqiperia eshte nje vend i NATO-s, ka liberalizuar vizat. Eshte ndryshe, por edhe sjelljet duhet te jene ndryshe. Ne qofte se atehere ka patur hapesira per te leshuar, atehere hapesira sot duhet te jete akoma me e madhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›