E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëgjojeni Falcaon

E ardhmja e Radamel Falcaos rrezikon të nxitë një luftë familjare. Garcia, babai i sulmuesit të Atletico Madridit, të enjten njoftoi se biri i tij ëndërron të luajë për Real Madridin, kurse në rast se nuk i realizohet dëshira e kalimit në Santiago Bernabeu, ai do të vazhdojë karrierën në Premierligë.

Por, ylli kolumbian ka insistuar se është i përqendruar plotësisht te skuadra e tij aktuale.

“Flasin shumë. Me rëndësi është ajo që them unë. Dua të fitoj tituj të tjerë me Atletico Madridin”, deklaroi Falcao për mediet kolumbiane. Falcao është shndërruar në futbollistin më të përfolur në javët e fundit pas het-trikut që shënoi kundër Chelseat në fitoren 4-1 në Superkupën e Evropës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›