Viti i fundit për Metzelderin

Qendërmbrojtësi i Arsenalit, Christoph Metzelder synon të pensionohet në fund të këtij sezoni, nëse skuadra arrin të fitojë një titull.
Ish reprezentuesi gjerman, 32 vjeç, ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Schalken dhe nuk pritet të jetë titullar në edicionin e sivjetmë. “Klubi ka një filozofi dhe ajo filozofi është përqendrimi te futbollistët e rinj”, deklaroi Metzelder për magazinën gjermane WAZ.
“Ata futbollistë kanë bërë punë të mrekullueshme deri më tani. Jam i sinqertë, do të pensionohem në fund të sezonit nëse skuadra fiton një titull”, përfundoi ai.