E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger në favor të kufizimeve

Arsene Wenger beson se kufizimi i shpenzimeve në Premierligë do të ndihmojë në krijimin e një “madhësie të vërtetë” të klubeve.

Menaxheri i Arsenalit mendon se rregullat e fair-playt financiar të UEFA-s – ku klubet nuk do të kenë të drejtë të shpenzojnë më tepër sesa që përfitojnë – duhet të aplikohen sa më shpejt.

“Ju duhet të shpenzoni vetëm paratë që gjeneroni, kjo do të përcaktojë madhësinë e vërtetë të klubeve. Personalisht jam përkrahës i rregullës së kufizimeve në shpenzime sepse besoj në fuqinë e pastër të futbollit”, deklaroi Wenger gjatë forumit të trajnerëve në qendrën e UEFA-s në Zvicër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›