E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dehet ne lokal, thyen xhamat e qendres shendetesore

Gramsh- Dehet ne lokal dhe "hakmerret" ndaj Qendres Shendetesore ne komune, duke i thyer xhamat me gure. Policia e Gramshit ka ndaluar per procedim penal te dyshuarin Fation Bezhani, 23-vjec, banues ne Grabove te Poshtme te komunes Lenie. Shkak eshte bere gjetja e qendres shendetesore te demtuar disa dite me pare, per te cilen eshte bere edhe denoncimi ne komisariat. Mbremjen e se merkures agjentet munden te zbulonin te verteten dhe se shkaterruesi nuk ishte nje femije sic dhe mendohej, por nje 23-vjecar qe sapo kishte dale nga lokali, per motive qe ende nuk dihen, ka hedhur nje "lum" guresh mbi godinen. Si pasoje e sulmit kane mbetur te thyera jo vetem xhamat e dritareve, por u shkaterruan edhe dyert e objektit qe sherbente si qender shendetesore per banoret e zones. Policia tha se hetimet do te behen ne gjendje te lire dhe se po punohet per te verifikuar vleren e demit nen akuzen e "shkaterrimit te prones".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›