I ndjek policia, shpeton trafikanti
Elbasan- Ndjekja spektakolare e policise nga Peqini ne Elbasan, zbulon makinen e mbushur me droge. Dy te rinj, te identifikuar si persona me precedente te meparshem penale, jane lokalizuar ne udhetim e siper me autoveturen e tyre nga agjentet e Antidroges, te cilet i kane pasur nen mbikeqyrje. Udhetimi kishte nisur nga qyteti i Korces, por vetem pasi kane dale nga qyteti i Peqinit blute kane nisur ndjekjen, duke qene te sigurt se ne bagazh kishte lende narkotike. Ne fund te aksionit eshte arrestuar Ermal Shaholli 22 vjec, banues ne fshatin Pojan te Korces dhe u shpall ne kerkim Artan Ago 32-vjec, banues ne Poloske te Devollit, i cili mundi te arratisej ne momentet e fundit, pa rene ne prangat e bluve.
"Gjate nje operacioni te mireorganizuar nga sektori Kunder Krimit te Organizuar ne bashkepunim me Antidrogen Elbasan, mbi bazen e nje informacioni te marre ne rruge operative, u zhvillua aksioni ku u kapen 30 kg droge e llojit marihuane", njoftoi dje policia vendore. Ndjekja ka zgjatur pothuajse per nje ore dhe nisi ne aksin rrugor Peqin-Elbasan, prane pikes se karburantit "ALPET". Mjeti tip "Wolsvagen" veture, me ngjyre te zeze, me targe KO 7209 B, i drejtuar nga Ermal Shaholli, ka pasur destinacion qytetin e Elbasanit dhe me tej drejt Korces. Brenda mjetit ka qene si pasagjer Artan Ago, i denuar me pare per trafik droge.
"Megjithese nga ana jone iu dha shenje automjetit per te ndaluar, drejtuesi, pasi ndalon per pak sekonda, niset me shpejtesi ne drejtim te qytetit te Elbasanit dhe ne afersi te pikes se karburantit "Taci Oil" ndalon shpejtesine", njoftuan burime zyrtare te policise. Ne keto pak sekonda ka perfituar Artan Ago, i cili ka dale nga mjeti, duke u larguar me shpejtesi ne drejtim te fshatit Bradashesh. I gjendur ne kete situate, Ermal Shaholli ka ndaluar mjetin e tij pak metra larg ketij karburanti, duke qene i rrethuar nga uniformat blu pas ndjekjes spektakolare.
Gjate kontrollit te mjetit u gjenden dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale, tre thase plastik te etiketuar me numrat 1, 2 dhe 3, me ngjyre te bardhe dhe me shirita blu te lidhur. Brenda secilit prej tyre agjentet konstatuan nga dhjete pako te mbeshtjella me natriban te bardhe, gjithsej 30 pako ne forme cilindrike te mbushura me kanabis sativa. Me gjithe ndjekjen e kryer ne zonen perreth dhe fshatin Bradashesh, kapja e te dyshuarit Artan Ago, nuk eshte bere e mundur. Ndaj tij policia deklaroi shpalljen ne kerkim, me akuzen e "trafikut ne bashkepunim te lendeve narkotike".
Te dyshuarit, me precedente vjedhje dhe trafiku
Policia e Elbasanit beri dje me dije, se i ndaluari Ermal Shaholli ka qene person nen hetim per vepren penale te "vjedhjes", me mase sigurimi "detyrim per paraqitje". I dyshuari tjeter qe arriti te arratisej nga vendngjarja dhe u shpall ne kerkim, Artan Ago, ka qene i denuar me pare per "trafik te lendeve narkotike ne bashkepunim". Pasi eshte siguruar per informacionet, policia eshte vene ne ndjekje te dy te dyshuarve.