E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy vjet i zhdukur, gjendet pas kthimit nga Greqia

Elbasan- Emigron ne Greqi pa vene ne dijeni familjen, shpallet i zhdukur 43-vjecari nga Elbasani. Te afermit e Frederik Shkurtit, kujtonin se ai ishte larguar pa adrese nga shtepia, duke kerkuar dy vjet me pare edhe ndihmen e policise per gjetjen, por 43-vjecari eshte kthyer dy dite me pare ne shtepine e tij ne lagjen "5 Maji" te qytetit, duke i befasuar. Qe prej muajit mars te vitit 2007, Shkurti ishte larguar ne drejtim te paditur dhe nuk kishte bere perpjekje per te kontaktuar me familjen, duke i zhytur ne ankth te plote. Burime zyrtare bene me dije, se pasditen e se merkures jane njoftuar qe Frederik Shehu ishte rikthyer ne banese dhe menjehere nisen verifikimet, pasi e kishin shpallur si te humbur ne listen e komisariatit. Nga hetimet e kryera, rezultoi se me 9 mars 2007, ai ishte larguar pa gjurme dhe kete e ka deshmuar vete ne polici. Nuk ka marre ne telefon, pasi nuk kishte mundesi kontakti dhe s'mbante mend asnje numer telefoni dhe gjithcka e ka lene surprize per familjen. "Gjate kesaj kohe kam qene per emigrim ne Greqi ku kam punuar dhe jam paguar", ka rrefyer nder te tjera 43-vjecari per zhdukjen 2-vjecare. Megjithese kishin kerkuar tek miq e te aferm, familjaret nuk munden te gjenin dot Shkurtin, te cilin policia e shpalli te humbur. Pas kryerjes se veprimeve procedurale, policia e lejoi 43-vjecarin te kthehej ne banese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›