Falimentimi i Greqisë kushton 1 trilion euro
Athinë- Instituti Nderkombetar i Financave (IIF) ka bërë të ditur se kostoja e një falimentimit të Greqisë do të kapë shifrën e 1 trilion euro.
Sipas specialistëve në rast falimentimi të shtetit grek, është e nevojshme mbështetja financiare për Spanjën dhe Italinë, gjë që do të sillte një humbje mjaft të madhe për gjithë eurozonën.
Gjithashtu bëhet e ditur se përveç Spanjës dhe Italisë do të jetë e nevojshme dhe një ndihmë prej 380 miliardë euro për Portugalinë dhe Irlandën.
Ky publikim ka ardhur para mbylljes së marrëveshjes për shkëmbimin e bonove të thesarit. IIF kërkon që kjo marrëveshje të nënshkruhet nga shumica e zotëruesve të obligacioneve greke, me qëllim daljen nga kriza.
Shkrime të tjera me interes:
- Lavamani-akuarium që kushton plot 3515 euro Gjithmonë simbolika e pastërtisë dhe aromës së freskët ka qënë...
- Kosovë Bie ekonomia, defiçiti tregëtar shkon 2 miliardë euro Kosovë- Shkëmbimet tregëtare në Kosovë kanë shënuar rënie përgjatë vitit...
- Alarmi i Moodys, rrezik falimentimi të shumëfishtë Alarmi është i shkruar e zezë mbi të bardhë në...