Deklaratё për shtyp
Ditёt e fundit, grupe ekstremistёsh e huliganёsh maqedonas kanё ndёrmarrё sulme fizike tё pёrsёritura kundёr nxёnёsve dhe tё rinjve tё etnisё shqiptare nё Shkup dhe kane keqtrajtuar dhe plagosur disa prej tyre. Kёto sulme primitive, qё nё aparencё kanё pasur si shkak absurd emёrimin nё detyrёn e Ministrit tё Mbrojtjes tё z.Talat Xhaferi nga BDI, nё pёrputhje me marrёveshjen e koalicionit qeveritar, kanё shkaktuar rritjen e mёtejshme tё tensioneve ndёretnike dhe dёmtimin e klimёs parazgjedhore nё Maqedoni.
Qeveria shqiptare dёnon me ashpёrsi kёto sulme primitive ndaj nxёnёsve dhe tё rinjve shqiptarё, nga ekstremistё fanatikё maqedonas dhe i bёn thirrje forcave politike shqiptare dhe shqiptarёve tё Maqedonisё tё shmangin provokacionet dhe pёrshkallёzimin e dhunёs.
Qeveria shqiptare kёrkon nga autoritetet maqedonase tё ndёshkojnё me tё gjithё forcёn e ligjit autorёt e kёtyre akteve primitive, me tё cilat ata duan tё dёmtojnё rёndё bashkёjetesёn ndёretnike nё Maqedoni.
02/03/2013