E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarata bombë e Rihannës: Babai im drogohej

LOS ANGELES- Në një intervistë për CNN, këngëtarja Rihanna ka bërë një deklaratë bombë. Ajo ka thënë se e ka parë babanë e saj duke marrë drogë. Këngëtarja ka treguar për CNN se kjo përvojë e keqe e ka mësuar atë që kurrë të mos përdorë substance narkotike.

“Mbaj mend se eksperienca e babait tim më bëri të kuptoj se droga ishte gjë e keqe”, ka shpjeguar këngëtarja.

Sipas saj, kjo gjë ka shkaktuar probleme në familje. Rihanna ka shtuar se nëna e saj kishte vendosur të largohet nga shtëpia pikërisht për faktin se i ati konsumonte drogë.

“Droga shkatërroi martesën e tyre. Nëna i tha, “Ose do t’i lësh këto zakone të drogës dhe të kujdesesh për fëmijët, ose nuk do t’i shohësh më kurrë”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›