E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza në ndërtim rrezikon bizneset e lidhura me të

TIRANE- Kriza që po përjeton prej mëse një viti sektori i ndërtimit rrezikon edhe bizneset e lidhura me të. Kjo pasi nuk punohet më me metodën e kleringut por kërkohen para cash për punët që bëhen.
Në kushtet kur fuqia blerëse e banesave ka rënë me 20% , firmat e ndërtimit ndodhen pa likuiditet dhe në rrezik falimentimi.

Por pavarësisht krizës së deklaruar nga firmat e ndërtimit, tashmë prej shumë kohësh, cmimet e shitjes së banesave nuk kanë pësuar rënie. Ndërtuesit shpjegojnë arsyet pse nuk ulin cmimet si një mënyrë për të nxitur kërkesën në treg.
Ndërtimi konsiderohet një ndër sektorët me ndikimin më të madh në rritjen ekonomike të vendit por pesha e tij ka ardhur në rënie për shkak edhe të mos kreditimit nga bankat.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›