E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti Evropian, Swoboda: Mjaft më me kontestimin e zgjedhjeve, humbësi të urojë fituesin

05-06-2011 / Gazeta 55

“Qëndrimet partizane të partive nuk ndihmojë situatën delikate të politikes shqiptare, pas zgjedhjeve”. Sipas Hannes Swoboda, numri dy i grupit progresiv të socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Europian, vlerëson se përballjet elektorale në vend kanë nevojë për rregulla të qarta, të cilat arrihen përmes thjeshtimeve në kod.

“Ju keni nevojë për rregulla dhe ligje të qarta. Nëse e komplikojmë sistemin me fletë që duhen hedhur në shumë kuti, sigurisht që do të ketë probleme të tilla. Për këtë, unë dua të sugjeroj që në Shqipëri të organizohen zgjedhje me procedure sa më të thjeshtë, me sistem zgjedhor të thjeshtë, me rregulla të qarta. Sepse nuk është mirë që të gjitha zgjedhjet në Shqipëri janë kontestuar. Një situatë e tillë bën që vendi të mos përparojë dhe të ecë drejt së ardhmes”- u shpreh Swoboda.

Një zgjidhje e mundshme sipas zyrtarit të Parlamentit Euopian, është dhe ulja e palëve në një tryezë për të arritur në një marrëveshje konsensuale.

“Ne duhet të veprojmë në mënyrë legale, ligjore. Pas kësaj, duhet të punojmë për të arritur në një marrëveshje politike për kapërcimin e krizës, sepse situata vazhdon të jetë e paqëndrueshme. Unë mendoj se është e nevojshme që drejtuesit e dy partive të mëdha të bien dakord për të gjetur një zgjidhje politike. Shqipëria të mos ketë me krizë, që vendi të mund të bëjë hapa përpara në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian”- thotë ai.

Hannes Swoboda i bashkohet zërave ndërkombëtarë për t’ia lënë fjalën e fundit Kolegjit Zgjedhor, ndërkohë që të hënën pritet ankimimi i radhës i socialistëve në këtë institucion.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›