E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson ofron Berbatov për Schweinsteiger

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është duke përgatitur një ofertë të re për yllin e Bayern Munich, Bastian Schweinsteiger.

"Daily Star" shkruan se Ferguson do të përpiqet të nënshkruajë me Schweinin nëse dështon të sigurojë shërbimet e ndonjërit prej mesfushorëve Samir Nasri dhe Wesley Sneijder.
 

Ferguson është admirues i hershëm i gjermanit dhe e sheh atë si zëvendësim të Paul Scholes.
 

Skocezi është i gatshëm të ofrojë sulmuesin Dimitar Berbatov si dhe para kesh për të bindur Bayernin të heqë dorë nga shërbimet e mesfushorit. Bavarezët tashmë një kohë kanë shprehur interesim në bullgarin dhe mund të binden nga një ofertë e tillë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›