Deklarata e KiE, Berisha: Të gatshëm të ngremë komisionin hetimor për zgjedhjet
Menjehere pasi delegacioni i KiE-s i kërkoi opozites t’i jape fund bojkotit dhe futet ne kuvend per te hetuar zgjedhjet, kryeministri Berisha deklaroi se eshte i gatshem qe duke filluar nga seanca me e afert qe eshte kete te enjte te ngreje komisionin hetimor parlamentar. “Unë e garantoj se që në mbledhjen e parë të kuvendit, ne jemi të gatshëm, që në prani të deputetëve socialistë, së bashku me ta, të ndërtojmë komisionin, jemi të gatshëm t’u japim shumicën dhe kryesinë e komisionit. Pra unë them se në parimet e vendosura, qëndron edhe çelësi i të gjithë zgjidhjes së problemit” tha Berisha.
• KiE: T’i jepet fund krizës. Komision hetimor nën drejtimin e opozitës
Berisha e vlerësoi si shume realiste deklaraten e delegacionit te Këshillit te Europes dhe se shpresonte qe edhe kryesocialisti Edi Rama te kishte te njëjtin perceptim mbi keto rekomandime. “Unë shpresoj se zoti Rama do t’i përgjigjet. Unë jam i gatshëm që t’i përgjigjem me veprimet konkrete dhe pritet që edhe zoti Rama t’i përgjigjet me veprime konkrete. Unë pres, sigurisht dhe kjo është shumë e qartë këtu në deklaratë, ku thuhet, “u kërkon atyre pa vonim të mëtejshëm të jenë në parlament”. Eshtë kristal e qartë” tha Berisha.
Bledian Koka Azhornuar së fundi ( e martë , 23 shkurt 2010 )