E Diel, 1 Nëntor 2026

KiE: Ti jepet fund krizës. Komision hetimor për zgjedhjet nën drejtimin e opozitës

(updated) Delegacioni i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes i bën thirrje politikës shqiptare te gjejë një zgjidhje për daljen nga kriza dhe për të vazhduar me reformat, të rëndësishme për integrimin europian të vendit. Sipas tyre mungesa e dialogut parlamentar minon funksionimin e institucioneve shtetërore. “Unë ju bëj thirrje partive politike t’i japin fund krizës politike në vend. Mungesa e dialogut parlamantar bllokon punën në institucionet shtetërore. Presim që cështja të zgjidhet menjëherë, palët të rigjejnë dialogun politik dhe duke filluar dhe nga ky moment”, tha kreu i delegacionit Mevlut Cavusoglu.

Shtatëshja europiane inkurajon më tej presidentin Topi për vazhdimin e përpjekjeve për zgjidhjen e krizës ndërsa paraqiti principet kryesore mbi të cilat duhet gjetur kjo zgjidhje. “Krijimi i një komisioni parlamentar hetimor për hetimin e zgjedhjeve të qershorit, i kryesuar nga një përfaqësues i opozitës dhe ku opozita të ketë shumicën; komisioni hetimor duhet të përgatisë amendamente për kodin elektoral në përputhje me rekomandimet e vëzhguesve ndërkombëtare dhe rezolutën 1709 të Asamblesë Parlamentare të KiE; opozitës do t’i jepet drejtimi i një pjese të konsiderueshme të komisioneve parlamentare” sugjeron delegacioni i KiE.

Një thirrje i është drejtuar edhe opozites për t'i dhënë fund bojkotit dhe për të mos praktikuar metoda të hyrjes vetëm për një apo dy seanca.

Vizita e delegacionit erdhi në përgjigje të kërkesës së bërë nga Asambleja Parlamentare në rezolutën 1709 të saj për “të mbeshtetur procesin e zgjidhjes së situatës aktuale politike dhe për të ndihmuar presidenti Topi në rolin e tij si ndërmjetës dhe përpjekjet e tij për kthimin e dialogut politik”.

Elona Mamushi

Azhornuar së fundi ( e martë , 23 shkurt 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›