E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata e PE, Rama: Vendi më në krizë, Berisha fajtor

“Deklaratat e Parlamentit Evropian janë këmbana më e fortë. Sali Berisha është i vetmi që nuk dëgjon këto kombana”, tha Rama para pak momentesh.

Sipas tij, deklaratat që vijnë nga PE-ja janë pasqyra më shqetësuese për vendin, teksa ka akuzuar kryeministri se ishte ai që nuk pranoi zgjidhjen e krizës.

“Zgjidhja përmes kompromisit është e mundshme, i vetmi njeri që nuk e pranoi zgjidhjen e mundshme përmes transparencës ishte Sali Berisha. Këmbanat e Parlamentit Europian bien për të. I falënderoj miqtë dhe partnerët tanë për ndihmën e derikëtushme të cilët shprehin keqardhje për të mbajtur mbyllur kutitë ku fshihen manipulimet e votave", thotë Rama.

Kreu socialist tha se Sali Berisha është gati të bllokojë integrimin e Shqipërisë, vetëm për të mos hapur kutitë e votimit.

“Për të mbajtur me çdo çmim të mbyllura kutitë ku fshihen gjurmët e krimit të 28 qershorit, Sali Berisha është gati ta mbesë përsëri Shqipërinë në klasë dhe madje të luajë deri në fund me fatin e liberalizimit të vizave për shqiptarët. Mes vizave e integrimit për të gjithë, Shqipërinë dhe shqiptarët dhe vizës mbi Shqipërinë e shqiptarët, Sali Berisha preferon të dytën, vetëm e vetëm që të mos hapen kutitë e të mos dalë e vërteta, vijoi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›