Votimi për dekretet në seancën e ardhshme
Seanca e sotme e Kuvendit është shoqëruar me debate midis maxhorancës dhe opozitës, duke mos rënë dakord për formën e votimit të dekreteve të presidentit të Republikës për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.
"Ju keni marrë pjesë në hartimin e Kushtetutës dhe i keni dhënë komponentë të cilësuar presidencial emërimit të gjykatësve në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese. Kushtetuta e SHBA-së i njeh tërësisht Presidentit të SHBA-së të drejtën e dekretimit të gjykatësve. Në Kushtetuta të tjera të republikave jopresidenciale ka një ndarje të propozimeve mes parlamentit, presidentit dhe ekzekutivit. Kjo është për të krijuar një balancim", tha Kryeministri Berisha, në seancën e sotme në Kuvend.
"Nuk kam asnjë kundërshtim, por ky model duhet të vendoset i plotë, duke kryer edhe votim të hapur për dekretet e Presidentit", nënvizoi Kryeministri Berisha. Ai argumentoi se "për emërimin e ministrave kryhet votim i hapur dhe për aq kohë sa Kushtetuta e ka të barazuar me ministrin, gjyqtarin e lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese, për zgjedhjen e tyre duhet të bëhet votim i hapur".
"Ju keni vendosur sistem presidencial për gjyqësorin, atëherë i qëndroni prerogativave kushtetuese", tha Kryeministri Berisha duke i'u drejtuar deputetëve të opozitës. Por, kjo është kundërshtuar nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi tha se "në vend që maxhoranca të japë prova që është për pavarësinë e gjykatave, ajo kërkon të heqë votimin e fshehtë dhe ta kthejë atë në votim të hapur".
"Kur keni qenë në opozitë ju keni trumbetuar me të madhe që edhe ministrat të votohen me votim të fshehtë. Në këtë sallë për 50 vjet janë kryer votime të hapura dhe ne ia arritëm kësaj dite që të bëjmë votime të fshehta", tha Ruçi.