"Deklarata e Rames per taksat nxitje per informalitetin"
Ekspertet e Ekonomise e kundershtojne heqjen e takses per biznesin e vogel. Nje premtim qe kryetari i PS Rama e ka lancuar se fundmi dhe qe do te realizohet nese forca e tij politike do te vije ne pushtet. Por Zef Preci thote se politika duhet te eliminoje qendrime qe dekurajojne sistemin per shkak te mos mbledhjes se taksave, cfare do te nxiste dukshem informalitetin. Eksperti i ekonomise thote se cdo shoqeri demokratike funksionon me taksa, madje edhe gjate diktatures kur trumbetohej me te madhe se nuk ka taksa qytetaret i paguanin ato ne menyre te terthorte. "Kurrsesi nuk mendoj se eshte e dobishme heqja e taksave, biznes pa taksa nuk ka, edhe socializmi qe pretendonte se nuk kishte taksa ne fakt ishin te gjitha taksa te terthorta, por pa taksa nuk mbahej shteti ne kembe edhe atehere" shprehet eksperti Zef Preci. Permiresimi i klimes se biznesit, zgjerimi i mundesive per punesim apo rritja e kapacitetit konkurrues se biznesit mund te jene ceshtje qe kerkojne nje zhvillim te metejshem nga politika, por kurrsesi politika nuk mund te nxise fshehjen masive te taksave. Zef Preci thote se futja e biznesit te vogel ne sistemin fiskal ishte arritje e madhe. "Lufta kunder evazionit fiskal, kunder informalitetit, apo fshehjes s taksave nga biznesi mbetet nje perparesi, po te shohesh edhe ne qeverisjet e meparshme 2003-2004 edhe me mbeshtetjen e OECD jane formuluar teresi masash te cilat ndihmojne per te ulur informalitetin, per te menjanuar rrezikun e fshehes masive te taksave dhe ne kete kuptim futja e biznesit te vogel ne sistemin fiskal eshte nje arritje e cila nuk mund te mos vleresohet" u shpreh eksperti i ekonomise. Me tej ai thekson se nuk ka sektor te ekonomise qe qofte edhe ne menyre te perkohshme te funksionoje pa taksa. Ai shpjegon nje pjese e skenarit qe do te nxiste kjo politike e biznesit te vogel pa taksa. "Cenon performancen e sistemit fiskal dhe do te conte ne nje situate kur bizneset pa taksa nuk sigurojne dokumentacionin e nevojshme per shkembimin e lendeve te pare , per rrjedhoje do te krijonte hapesire per abuzim me segment e tjera te lidhjes s biznesit, ne teknologji etje. Keshtu qe eshte nje mase qe duhet te elaburohet me tej", tha Preci. Propozimi i Rames per heqjen e takses ndaj biznesit te vogel, eshte konsideruar nga qeveria si nje premtim elektoral, kryeministri ne jo pak dalje publike ka deklaruar se kjo politike do te rriste informalitetin dhe do te rrenonte biznesin e madh. Qeveria nderhyri ne vitin 2009 me nje ligj duke bere ulje drastike per biznesin e vogel nga 4 deri ne 10 here qe u drejtua nga kryebashkiak Rama ne ate kohe dhe disa kryetar Bashkise perfaqesues te PS.
Edhe bizneset kunder nismes se PS
Biznesmenet ne kryeqytet kane vleresuar uljen e taksave dhe rimbursimin ne masen 100% per kasat fiskale. Ndersa e kane cilesuar si jo realiste uljen e taksave te premtuara nga ana e Partise Socialiste. Ne takimet e zhvilluara dy dite me pare, perfaqesues te pushtetit qendror dhe vendor ne Tirane me tregtaret, kane diskutuar me keta te fundit per menyren sesi mund te ndihmohet shmangia e infomalitetit. Zv.ministri i Financave, Alfred Rushaj, ka theksuar gjate takimit se qytetaret e kane te qarte modelin e meparshem te aplikuar nga Bashkia e Tiranes dhe pranojne qe te paguajne njelloj, por te mos behen favorizime me taksat.