E Diel, 1 Nëntor 2026

Majko: Mos lejoni njerez me "silikon" te futen ne radhet tuaja

Ish-kryeministri dhe deputeti i PS-se, Pandeli Majko u ka bere apel te rinjve qe te luftojne per te ardhmen e tyre. Ne fjalen e mbajtur dje ne prezantimin e Manifestit te Forumit Rinor Eurosocialist, Majko u ju drejtua te rinjve; "Ju bej apel per thyerjen e dyerve per te ftuar te ardhmen brenda vetes tuaj". Nderkohe qe mesazhet e tij kane qene dhe per te ruajtur solidaritetin dhe per te mos lejuar futjen ne pushtet te atyre qe nuk kane dhene kontribut gjate kohes ne opozites. Nje fenomen qe Majko e cilesoi "njerezit me 'silikon'". "Shikojeni miqte e njeri tjetrin. Ta kujtoni pas nje viti kur PS te jete ne pushtet qe te mos lejoni njerez me 'silikon' te futen ne radhet tuaja. Kjo ardhje sot ketu eshte me shume se ardhje. Kjo deklarate ketu "Une jam FRESSH" eshte shume domethenese. Ne kemi ardhur me shume te tjere t'ju ftojme qe te mos jetojme thjesht me te ardhmen, as me te kaluaren, por te fiksohemi fort tek e tashmja. E tashmja nuk duhet perbuzur, ajo duhet ndryshuar! Numerimi mbrapsht ka filluar!", u shpreh deputeti i PS-se, Pandeli Majko. Deputeti i PS-se e ka cilesuar takimin e djeshem te FRESSH si nje hapje fushate. "Ka filluar numerimi mbrapsht per ndryshimin e shumepritur! 8 vjet jane shume per te provuar, lodhja po ndihet edhe tek ata qe ne 2005 votuan per palen tjeter. Sot ne i themi se ne 2013 duhet reflektim brenda vetes, cilido i ri dhe e re, cdo qytetar qe mendon se ka nevoje per nje ndryshim te refletoje dhe ne 2013 te shkoje drejt kutise se votimit per te votuar ndryshimin", u shpreh deputeti i selise roze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›