E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama kopjon Berishen ne veshje

Kryeministrin Sali Berisha e kemi parë prej vitesh që në një pjesë të axhendës së tij, të jetë më i lirshëm në veshje. Ndonëse njihet për zbatim strikt të protokollit, Berisha gjen rastin kur ka axhendë sociale, që të largojë kravatën dhe kostumin protokollar, siç e keni parë shpesh në foto si kjo e para pak ditëve në Baldushk ku përuroi një shkollë. Por dhe Rama, nuk ka dashur të ngelet pas. Ai e ka kopjuar Berishën në veshje, dje me të rinjtë eurosocialistë. Ashtu si Berisha, me këmishë dhe jelek, thuajse identik në mënyrën e të veshurit, Rama ka dalë para të rinjve me një veshje ndryshe. Por jo risi, thjesht një kopje e Berishës...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›