Politika e Ramës me ujin dhe bllofi me decentralizimin
Edi Rama prej vitesh nuk vazhdon ta qeverisë Tiranën. Ai e shikon godinën e bashkisë nga zyra e PS-së dhe duke mos u ulur në karrigen për të cilën ka përgjegjësinë publike dhe ligjore: Të qeverisë deri në zgjedhjet e reja lokale. Madje, jo vetëm që nuk duket i shqetësuar për të punuar për realizimin e asaj kontrate që ka me kryeqytetasit, por në dëshpërim e sipër për zgjedhjet e humbura parlamentare të 28 qershorit, ka nisur dhe të bëjë politikë me hallet e tyre, për të mos thënë më keq; të tallet!. Veç hapjes së mjaft rrugëve në kohë fushate, të cilat tashmë një zot e di se kur do të mbyllen, Rama një ditë foli në një lagje të periferisë së Tiranës për mungesën e ujit të pijshëm! Në spektaklin para kamerave të porositura, bënte sikur i dhimbseshin banorët dhe këmbëngulte për marrjen e ujësjellësit të Tiranës në dorëzim! Sa keq për këtë tallje të radhës së kryebashkaikut me qytetarët. Sa turp për të që ka guximin të mediatizojë këtë çështje të paktën për ne si përfaqësues të medias që e dimë se si është e vërteta. Nëse ka një kryebashkiak i cili nuk duhet të ankohet për dhunim kompetencash, ai është Edi Rama. Mirëpo duke qenë se nuk po e ngroh më karrigen e kryebashkiakut por po tenton të kalbë atë të kreut të PS-së, Rama edhe kësaj here bëri politikë me ujin e pijshëm dhe rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardhe dhe të zeza duke folur jo si kryebashkiak për të cilën ka përgjegjësinë por si kryetar i një partie që po shkërmoqet! Duke qenë se të paktën që nga viti 1996, jam dëshmitar i zhvillimeve politike dhe aq më tepër administrative në vend, mund të them se sot pushteti vendor i ka të gjithë kompetencat e duhura sa dhe ekzekutivi. Nuk ndodh më si në vitin 2000, ku kryetari i bashkisë nuk kishte asnjë kompetencë dhe çdo urdhër i tij administrativ nuk gjente zbatim nga autoritetet. Sot, Bashkia e Tiranës ka policinë e saj bashkiake, vjel taksa për llogari të saj, merr grande nga ekzekutivi si dhe donatorët por vetëm një gjë nuk e bën; ti miradministrojë ato! Nëse ka një qeveri që ka bërë maksimumin për decentralizimin e kompetencave të vendorëve është qeveria Berisha, por janë disa drejtues vendorë ku mes tyre spikat Edi Rama apo dhe soji i tij si Vangjush Dako kryebashkiaku i Durrësit që kanë refuzuar transferimin e ujësjellësve!. Deri sa nisi ky proces propaganda e Ramës veçanërisht në muajt e verës ishte që; nëse do ta merrte nën menaxhim ujësjellësin qytetarët e Tiranës të kishin furnizim më ujë 24 orë. Sot kur pjesa dërrmuese e ujësjellësve iu ka kaluar vendorëve Rama sërish paturpësisht në sytë e qytetarëve del para medieve për të dhënë shfaqjen e radhës dhe deklaruar; Dua ujësjellësin! Merre zotëri por kjo ndërmarrje ka nevojë për administrim gjë të cilën t’i nuk e bën pasi je mësuar vetëm të keqadministrosh fonde! Zoti Rama nuk është aspak i shqetësuar për furnizimin me ujë të qytetarëve pasi është ai dhe administrata e tij që dhe e ka penguar ujësjellësin në jo pak raste me mosdhënie leje për kryejë punimesh apo dhe aty ku ka ndërhyrë në rrjet bashkia duke qenë se disa punët publike i marrin miqtë e tij ndërtues punimet lënë shumë për të dëshiruar, ose e thënë ndryshe nuk kanë zgjatur më shumë se disa muaj që ato të dëmtoheshin dhe gjendja në rrugë të kthehej siç ishte. Tjetër argument skandaloz i Ramës për të cilën po bën politikë me kryeqytetasit është dhe fakti se z.Rama e di shumë mirë se sa investim kërkon Tirana për sistemin e ujësjellës-kanalizimeve dhe për këtë qeveria Berisha është tejet e përkushtuar ku mjafton të kujtojmë firmosjen e marrëveshjes nga z.Olldashi për financimin e qeverisë japoneze për sistemin e kanalizimeve për Tiranën e Madhe. E ndoshta për të mos e zgjatur një apel për zotin Rama: Mos u tallni me qytetarët duke bërë politikë më ujin e pijshëm dhe mund pandehni se iu besojnë kur ankoheni për dhunim kompetencash!. Madje as nuk do të guxoni dot të ndërmerrni dhe masën ekstreme që keni propaganduar në media për të iu ndërprerë shërbimet qytetarëve si marrja e certifikatave apo të tjera shërbime për të cilat iu detyroheni. Nuk do të i’u lënë zoti Rama të shkoni deri këtu....
...