Pas takimit informal të vendeve të Ballkanit Perëndimor që zhvilluan në Tiranë, Kryeministri Fatos Nano, Kryeministri i Kroacisë Ivo Sanader dhe Kryeministri i Bosnje-Hercegovinës Adnan Terzic
Pas takimit informal të vendeve të Ballkanit Perëndimor që zhvilluan në Tiranë, Kryeministri Fatos Nano, Kryeministri i Kroacisë Ivo Sanader dhe Kryeministri i Bosnje-Hercegovinës Adnan Terzic vizituan qytetin e Sarandës.
Sot paradite personalitetet e larta të rajonit vizituan qytetin antik te Butrintit. Fillimisht të tre kryeministrat në hyrje të qytetit të lashtë mbollën nga një fidan ulliri si simbol të paqes, bashkëpunimit dhe miqesise midis popujve te tyre.
Më pas ata vizituan qytetin e lashtë të Butrintit ku u njohën me trashgiminë historike e kulturore të këtij qyteti dhe u shprehën se ky qytet i lashtësisë mbart vlera të papërsëritshme si monument i historisë dhe kulturës së Shqipërisë.
Kryeministri i Kroacisë dhe ai i Bosnje Hercegovinës gjatë vizitës në Butrint u shprehën: "Kjo që kemi parë sot ishte magjepsëse. Jemi tepër te impresionuar. E dinim që Shqipëria ka vende shumë të bukura me vlera historike, kulturore dhe turistike, por kjo që pamë ishte e mahnitëshme. Përshëndesim shqiptarët që e kanë mirëmbajtur këtë mrekulli".
Mbrëmjes e së shtunës tre Kryeministrat dhe bashkëshortet e tyre kanë ndjekur një koncert te Ansamblit Kombetar te Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili u dha në Kalanë e Likursit. Në këtë spektakël të këngës dhe valleve tradicionale shqiptare dhe kostumeve popullore, i cili u mirëprit nga publiku i Sarandës dhe qyteteve të tjera, në përfundim kryeministrat i janë bashkuar valltarëve të mirënjohur, duke kërcyer nën ritmin e perlave muzikore tradicionale të Shqipërisë.
Dy Kryeministrat kanë përfunduar sot pasdite vizitën e tyre në vendin tone.