E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarata e plotë e FMN për krizën ekonomike

Mjedisi botëror ekonomik ka vazhduar të përkeqësohet që nga fillimi i krizës financiare vjeshtën e kaluar. Sipas parashikimeve të FMN-së të marsit të 2009, aktiviteti ekonomik botëror në 2009, pritet që të tkurret për herë të parë në 60 vjet. Europa Qendrore dhe Lindore është ndërmjet rajoneve më të prekurave çka pasqyron defiçitet e mëdha fiskale dhe të jashtme të rajonit. Këto zhvillime ndikojnë edhe Shqipërinë, megjithëse politikat e saj të shëndosha markoekonomike dhe strukturore në të kaluarën e vendosën atë në një pozicion më të mirë fillestar se shumë vende të tjera në rajon. Megjithatë, eksportet janë frenuar, dërgesat e emigrantëve kanë filluar të bien dhe rritja e kreditimit po ngadalësohet, çka nga ana tjetër ngadalëson investimet. Rritja e të ardhurave buxhetore po ngadalësohet në një kohë kur si financimi i brendshëm dhe i jashtëm për buxhetin po bëhet gjithnjë e më i kufizuar.
Në këtë kuadër, tashmë është koha që të përshtaten politikat. Ndërsa regjimi i luhatjes së lirë të kursit të këmbimit deri më tani ka realizuar një pjesë të përshtatjes, është e domosdoshme që buxheti gjithashtu ti përshtatet realitetit të ri. Sidomos, shpenzimet kontigjente nga realizimi i të ardhurave, përfshirë këtu dhe rritjen e pagave dhe të pensioneve duhet të kryhen vetëm nëse do të identifikohen masa kompensuese. Për më tepër, në këtë pikë nuk ka hapësirë për uljen e planifikuar të normave të kontributeve të sigurimeve shoqërore apo ndonjë inisiativë të re shpenzimesh. Në mënyrë të veçantë, të gjithë të ardhurat nga privatizimet strategjike duhet të përdoren për financimin normal të defiçitit këtë vit.
Në situatën aktuale shumë të trazuar të mjedisit financial botëror, është e rëndësishme që Banka e Shqipërisë të vazhdojë me mbikqyrjen e saj vigjilente dhe me monitorimin e shpeshtë të sektorit financiar, si dhe bashkëpunimin e mirëpritur dhe të ngushtë të saj me banka të tjera qendrore dhe agjenci mbikqyrëse. Sistemi bankar shqiptar, i cili është kryesisht i zotëruar nga të huajt, mbetet i mirëkapitalizuar dhe krahasimisht fitimprurës.
e ndërmarrjen e politikave të kërkuara, Shqipëria mund ende të arrijë rritje pozitive ekonomike, të ruajë inflacionin e ulët dhe të fillojë të korigjojë disa nga zhbalancimet ekonomike që po shfaqen tani. Ndonëse ecuria e rritjes ekonomike do të shënojë një ngadalësim të mprehtë në krahasim më rritjen e shpejtë të përjetuar në vitet e fundit, është e rëndësishme të kuptohet se kushtet globale nxitëse për normat e mëparshme të larta të rritjes i përkasin të kaluarës.

Gerwin Bell                    Ann-Margret Westin
Shef Misioni                    Përfaqësuese e Përhershme

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›