E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasolini poeta delle ceneri Kultura italiane i dedikon një ditë artistit

Sezoni pranveror sjell në Tiranë një axhendë të pasur me aktivitete kulturore
Pranvera ka sjellë në Tiranë një sërë aktivitetesh kulturore, të cilat janë zhvilluar në skena të ndryshme të teatrove shqiptare. Në kuadër të këtyre veprimtarive të pranishme kanë qenë dhe aktivitetet që i përkasin kulturën italiane në vendin tonë. Për publikun janë shfaqur filma, shfaqje teatrale, janë hapur ekspozita me punime të ndryshme të artistëve italianë etj. Po kështu edhe gjatë këtij sezoni pranveror do të jetë të larmishme aktivitete kulturore, të cilat do të shfaqen për publikun. Por këto ditë në skenën e operës po shfaqet vepra operistike Andrea Chenier, për të cilën kanë ardhur nga Italia regjisori Antonio Petris si dhe dirigjenti Vito Clemente. Regjisori italian Antonio Petris në një prononcim dhënë për gazetën tregon se vepra është një ndër më të bukurat e kompozitorit dhe sipas tij ajo edhe sot po vijon të shfaqet me sukses në skenat botërore. Këtë vepër regjisori më parë e ka vendosur në Foxhia në vendlindjen kompozitorit,dhe pas Shqipërisë ai do ta vendosë atë në skenën hungareze. Në kuadër të veprimtarive kulturore në datën 29 prill, një tjetër aktivitet pritet të zhvillohet. Është konferenca me titullin Pasolini poeta delle ceneri, e Roberto Chiesi-t, që do të zhvillohet pranë Bibliotekës Kombëtare, dhe do ti dedikohet Pasolinit poetit, gazetarit, shkrimtarit, piktorit e regjisorit, dhe në të njëjtën kohë do të japë mundësinë për të thelluar më tej disa motive të veprës dhe mendimit të tij si dhe të kujtojë filmat dhe shkrimet e tij. Roberto Chiesi është kritik kinematografie dhe kurator i Centro Studi Archivio Pier Paolo Pasolini, i themeluar nga Laura Betti, aktore dhe mike intime e poetit, pranë Kinostudios së Bologna -s. Më tej në vijim të veprimtarive do të prezantohet edhe ekspozita fotografike, nën kujdesin e Angela Tromellini, përgjegjëse e Arkivit Fotografik të Kinostudios së Bologna -s, me pamje të shkëputura nga seti i filmit Ungjilli sipas Mateos. Por në datën 23 prill, me rastin e 100 vjetorit të gazetarit të madh italian Indro Montanelli, Instituti Italian i Kulturës, po në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare do të organizojë tre evente të rëndësishme, në ditën botërore të librit. Gjithashtu i rëndësishëm është gjithashtu edhe një koncert i veçantë që është menduar të realizohet në datën 30 prill, nën titullin Lalfa e lomega, passeggiata musicale attraverso i secoli, në skenën e Akademisë së Arteve. Ky koncert vjen në kuadër të sezonit të quajtur Klasik, duke vijuar kështu aktivitetet e këtij organizmi. Instituti Italian i Kulturës ka si qëllim të promovojë dhe të përhapë gjuhën dhe kulturën italiane në Shqipëri nëpërmjet organizimit të aktiviteteve kulturore për të ndihmuar shkëmbimin e ideve, arteve dhe shkencës. Të pranishëm në qytetet kryesore të pesë kontinenteve, 90 Institutet Italiane të Kulturës aktualisht operues janë një vend ideal takimi dhe dialogu për intelektualët, artistët dhe operues të tjerë kulturor, por edhe për qytetarët e thjeshtë, italianë apo të huaj, të cilët dëshirojnë të kenë ose të ruajnë një raport me Italinë. Jo vetëm si vitrinë e Italisë dhe burim informacioni i rifreskuar mbi "Sistemin Italia", por edhe si qendër mbështetëse e nismave dhe aktiviteteve të bashkëpunimit kulturor, Instituti Italian i Kulturës është një pikë e rëndësishme referimi për bashkësinë italiane jashtë vendit dhe për kërkesën për kulturë italiane që vërehet në gjithë botën. Mbështetës të aktivitetit të kryer nga Ambasadat dhe nga Konsullatat, Institutet Italiane të Kulturës evidencojnë instrumentet më të përshtatshëm për promovimin e imazhit të Italisë si qendër krijimi, ruajtjeje dhe përhapjeje të kulturës nga epoka klasike deri në ditët tona, përveç organizimit të aktiviteteve kulturore në sektorë të ndryshëm (art, muzikë, kinema, teatër, balet, modë, design, fotografi, letërsi, botime,) etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›