Xhevahir apo politikan?
Nga Flamur BËRDËLLIMA
Brenda dhe përtej përjetimeve të futjes së Shqipërisë në NATO, prej ditësh, si qytetar dhe gazetar, vuaj për shëndetin e mikut tim të shtrenjtë Xhevahir Spahiu. Prej kohësh nuk do të më hiqet nga mendja vështrimi i tij i butë dhe i heshtur, kur si shumë të tjerë i çova lule në katin e katërt të spitalit 5. Nuk dua të ndalem në këtë refleksion, për kushtet mizerabël të spitalit. Për këto kam shkruar esenë Gazetaria në orën 5 të mëngjesit. Ajo që më dhemb është fushata mediatike që disa televizione përcjellin çdo ditë me strisha për të mbledhur lekë për operacionin e zemrës. Një javë rresht dhe nuk po bëhen ato të bekuara para? Mos kemi një bastardim të dukshëm humanizmi? Mos në vend të dashurisë për poetin ka vetëm disa shprehje entuziazmesh boshe? Ka vetëm ca sentimentalizma qaramanë? Mos moraliteti i përgjithshëm i shoqërisë shqiptare është zvogëluar? Apo i tillë ka qenë gjithnjë dhe tani vetëm sa u shfaq? Përtej Xhevahirit, kam parasysh disa fushata të dhimbshme për të mbledhur gjak për fëmijët talesamikë, të cilët zakonisht përfundojnë me veprime minore dhe të papërfillshme. Po kështu kam parasysh jo një, por disa shtëpi pleqsh të cilat i thonë mesjetës ku të kam parë. Ndër më tipiket është ajo në Kamëz. Por për tu kthyer përsëri tek Xhevahiri, nuk kemi qenë të verbuar nga shkëlqimi i rremë i forcës së tij poetike por kemi parë tek ajo një motor të fuqishëm civilizimi. Ore Zotëri është poet, është siç është Hygo për Francën. Xhevoja vërtet nuk di të bëjë Gërdec, po nuk lodhet për të shkuar tek ministrat, për të gjetur fonde për një copë rrugë, që të çon tek shtëpia muze e vëllezërve Frashëri. Njerëz si ai janë produkti sumum që lulëzon këta gjeni të mrekullueshëm që përbëjnë lule mahnitëse të trungut njerëzor në përgjithësi dhe rracës shqiptare në veçanti. Them po të ishte politikan, do të ishte nisur me vrap jo në Itali por në Amerikë, apo në Spanjë, dhe jo vetëm, por me gjithë sojë e sorollop. Kemi qenë dëshmitar që kanë ndodhur incidente kur janë transportuar urgjent me helikopter politikan sepse shteti nuk kursehet në këto raste. Natyrisht edhe politikanët janë njerëz por dhe duhen trajtuar me seriozitet kur vjen puna për shëndetin. Dhe janë trajtuar apo vetëtrajtuar. Se shumica e tyre e kanë kripur djathin. Që të mbetesh në harresë, që të mbetesh i neglizhuar, duhet të jesh pjesë e lavdisë së kombit. Ja pra që Xhevahiri nuk paska para për tu kuruar, sepse siç thotë një miku im, Çelik Petriti shkrimtarët e shkretë nuk kanë lekë për të paguar as kafen ndonjëherë. Po, po, kështu është. Dhe të mendosh se njerëz si Xhevoja, kaq të goditur nga diktatura për fjalën e lirë, përfaqësojnë kurorën e një të kaluare të gjatë. Koncentrojnë në vetvete madhështinë dhe shpirtin e racës. Për të mos thënë se dikur ka qenë edhe kryetar i lidhjes së shkrimtarëve.
Më vjen ta hedh në plehra kartën e anëtarësimit si shkrimtar në këtë lidhje.
Por çfarë të mbaj ato të partive që me pushtetin e tyre sjellin në skenë këtë farë shteti? Mos duhet vallë të bëj pyetjen se futja në NATO prezumon vdekjen e një gjigandi si Xhevahir Spahiu për ca lekë të dhj? Mos o Zot deri këtu. Vendoseni njeriun në atë piedestal që ai e meriton. Jeta është një atù.