Deklarata e samitit të Sarajevës, mbështetje vendeve të EJL për integrimin në BE
Rekomandimi për liberalizim të vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën, do të jetë një nga pikat e deklaratës së presidencës spanjolle të Bashkimit Europian, në përfundim të samitit të Sarajeves, i cili nis neser punimet e tij. Kështu shkruan në një artikull të saj, WAZ.EUobserver, shërbimi i lajmeve online qe mbulon zhvillimet ne Bashkimin Europian. Duke iu referuar nje burimi nga presidenca spanjolle, ky shërbim njofton se deklarata përfundimtare ka për qëllim të përçojë 3 mesazhe...
Mesazhi i parë synon të bëjë të qartë interesin e Bashkimit Europian ndaj vendeve te Europës Juglinore, i dyti thekson nevojën për një bashkëpunim rajonal dhe fqinjësi të mirë mes këtyre vendeve dhe mesazhi i fundit nxjerr në pah rëndësinë e ndërmarrjes së reformave dhe vënien në zbatim të tyre.
Deklarata e presidencës spanjolle riafirmon perspektivën europiane për anëtarësimin e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE pas plotësimit të kushteve dhe kritereve të vendosura për to.
Gjithashtu bëhet e ditur se rreth gjysma e ministrave të jashtëm të unionit nuk do të jenë të pranishëm në samitin e Sarajevës. Mes atyre që nuk kanë konfirmuar ende pjesëmarrjen është edhe shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle dhe kolegu i tij hollandez Maxim Verhagen.
Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton dhe ministri i jashtem rus, Sergei Lavrov do të dërgojnë në këtë samit përfaqësuesit e tyre.
< I mëparshmi