E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 Qershori, Rama e Berisha apel për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Nje qershori , dita e femijeve, eshte shoqeruar nga mesazhe dhe premtime nga politikanet ne mbrojtje te te drejtave te femijeve. Kryeministri Sali Berisha, ne nje aktivitet te titulluar “Femijet shqiptare drejt Europes”, duke folur per te drejtat qe duhet te gezojne femijet shqiptare ka percjelle mesazhin se duhet t’i jepet fund punes se femijeve dhe analfabetizimit te tyre. Kreu i qeverise tha se keto jane kritere te cilat duhet te plotesohen per realizimin e procesit te liberalizimit te vizave.

“Duhet të kemi parasysh se heqja e vizave shton detyrimet e mëdha ndaj kujdesit për fëmijët. Për të parandaluar tërësisht punën e fëmijëve. Nuk ka asgjë më të egër, sesa shfrytëzimi i tyre për punë. Ky është një kapitull që duhet të mbyllet “ tha Berisha.

Per t’ju uruar nje qershorin femijeve te Tiranes, kreu i bashkise ka zgjedhur nje menyre tjeter. Ai ju ka dhuruar atyre, nje kend te ri lojrash, duke ju premtuar se do te kete me shume hapesira argetuese edhe per femijet e periferive.
“Kënde lojrash si ky që po përurojmë sot në kët park të kryeqytetit, do të ndërtojmë edhe në një sërë hapësirash të tjera publike, jo vetëm në qendër, por edhe në periferi” tha Rama.

Edlira Sulejmani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›