Gjykata Kushtetuese pa kryetar. Vladimir Kristos i mbaron mandati
Qe prej se henes, Gjykata Kushtetuese, nuk ka me kryetarin e saj, pasi i përfundoi mandati i parashikuar nga Kushtetuesja, por gjithsesi Vladimir Kristo mund te qendroje ne detyre deri ne emerimin e kryetarit te ri. Bashke me emerimin e kryetarit, pritet qe presidenti te dekretoje edhe 4 anetare te rinj, per te plotesuar 2 vendet e mbetura vakant, pas përfundimit te mandatit te gjyqtareve Sokol Sadushi, Xhevahir Zaganjori, Petrit Pllocit dhe Admir Thanzes, ndonëse ata po vazhdojne te qendrojne ne detyre deri ne zevendesimin e tyre.
Ne te vetmin prononcim per median, dhene per ALSAT, nga kryetari i Gjykates Kushtetuese, Vladimir Kristo shpjegon se nuk ka asnjë pengese ligjore qe mund te bllokoje funksionimin e gjykates. “Nuk besoj se ka ngërç kushtetues sepse Kushtetuta e ka parashikuar që mandati i gjyqtarit pavarësisht se nga ana juridike deklarohet i përfunduar, ai vazhdon detyrën deri në zëvendësimin e tij nga pasardhësi. Kryetari vazhdon formalisht të drejtojë mbledhjet derisa zëvendësohet nga pasardhësi i tij” tha Kristo.
Ndonese presidenti dekretoi 3 emra per anëtare te Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, Bashkim Deden dhe Vangjel Kosten, ku i fundit u rrezua nga parlamenti ne 20 maj, ndersa dy te tjerët jane bere pjese e Gjykatës Kushtetuese dhe do te qendrojne ne kete detyre per 9 vite. Tashme presidenti duhet te dekretoje dhe 4 anëtaret e rinj, te cilët duhet te marrin edhe votat e legjislativit.
Denada Shkodrani < I mëparshmi