Godo e Milo për samitin e Sarajevës: BE ka skepticizëm për zgjerimin
Ish -ministri i Jashtem Paskal Milo dhe politikani Sabri Godo ne komentet e tyre mbi samitin e Sarajeves flasin per spekticizem ne lidhje me zgjerimin e premtuar te Europes qe ne samitin e Zagrebit para dhjete vjetesh. Sipas tyre nga Sarajeva nuk do te kete ndonje zhvillim te madh pervec disa rekomandimeve te pritshme. Komentet Godo dhe Milo i bene ne emisionin “Kontrast” te gazetarit Pandi Gjata.
“Nuk është se do të ketë atje gjëra që do të bëjnë sensacion sepse tani njohim edhe procedurat që ndiqen dhe që janë me të vërtetë të gjata dhe të vështira. Ne jemi duke i bërë kartat tonë në rregull dhe i takon Evropës të përcaktojë si do të sillet me ne tani e mbrapa. Nga Sarajeva mund të bëjnë disa rekomandime të mëtejshme se cfarë duhet të bëjnë shtetet kandidate për t’u afruar me BE” tha Godo.
“Nuk shoh të ekzistojë ai optimizëm dhe ajo frymë që ekzistonte para 10 vjetësh për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit të plotë, aq më tepër që ka dhe një faktor shumë të madh që është negativ. është vetë kriza që përjeton Bashkimi Evropian i cili sic e dimë ka brenda një krizë për të ardhmen e vet; mënyra se si ai do të punojë, mënyra se si ai do të funksionojë, mënyra se si ai do të drejtohet, mënyra se ai do pranojë anëtarët e rinj. Pra ka një problematikë të brendshme. Ka një numër problemesh që vështirësojnë procesin. Ndonëse vednet kanë ecur përpara, kanë plotësuar standartet, nuk besoj se vendet e Ballkanit Perëndimor, në qoftë se flasim për standarte, të jenë bërë gati për të qenë anëtare të plotë të Bashkimit Europian” tha Milo.
< I mëparshmi