E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata e te ardhurave personale, si duhet plotesuar formulari Eglantina Nasi

Deklarata individuale vjetore e te ardhurave, permban nje sere te dhenash dhe kategorish qe duhet te plotesohen brenda formularin perkates te saj. I hartuar nga ekspertet e Ministrise se Financave, ky dokument perfshin para se gjithash, te dhena personale per individin, shoqeruar me pas nga ato qe kane te bejne me punet ku ai eshte perfshire apo aktivitetet e ndryshme, qe i sigurojne atij te ardhura gjate vitit. Ne baze te seleksionimit te tyre, formulari ne fjale eshte i ndare ne dy seksione te vecanta, A dhe B, ku i pari korrespondon me "Te dhenat identifikuese per individin", ndersa i dyti me "Te dhenat per perllogaritjen e tatimit". Ne menyre konkrete, plotesimi i zerave te seksionit A nis me vendosjen e shenjes "X" ne kutite respektive, per te pohuar kerkesat perkatese. Per shembull, "X" vendoset ne kuti nese individi eshte rezident ne Republiken e Shqiperise, kur i kerkohet rezidenca, etj. Nder te tjera, zerat qe plotesohen ne kete seksion prej qytetarit jane edhe "emri", "atesia", "mbiemri", "seksi", "numri i identifikimit personal sipas leternjoftimit", "adresa", "statusi i deklaruesit", "telefoni", etj. Per te vijuar me tej, me plotesimet e nevojshme ne Seksionin B, ku fillimisht te ardhurat bruto nga pagat apo shperblimet nga marredheniet e punesimit per individet, plotesohet per totalin e pagave dhe shperblimeve qe deklaruesi perfiton nga te gjitha marredheniet e punesimit gjate periudhes tatimore. Kurse fitimi nga zhvillimi i veprimtarise se biznesit te vogel, plotesohet nga deklaruesi per shumen e fitimit te tatueshem, qe deklaruesi i vetepunesuar realizon nga veprimtaria e biznesit te vogel me qarkullim mbi 2 000 000 leke. Ne kete seksion parashikohet gjithashtu edhe deklarimi, ne kuti te vecanta, i te ardhurave bruto, aksionet ne shoqeri tregtare apo nga veprimtarite e biznesit; ato nga qirate; fitimet kapitale nga shitja e pasurise se paluajtshme (toke dhe ndertese); te ardhurat bruto nga interesat bankare; fitimi kapital neto i krijuar nga investimet ne tituj apo nga pasuri te paluajtshme; shuma bruto te fituara nga lotari apo lojera te tjera te fatit; te ardhura bruto nga pasuri intelektuale: licenca, te drejta ekskluzive dhe pasuri te tjera, qe perbehen vetem nga te drejta dhe qe nuk kane forme fizike, etj. Nderkohe, qe qytetari ne kutite perkatese, duhet te deklaroje (gjithmone nese ka), edhe fitimet kapitale nga dhurimi apo te ardhurat bruto te realizuara jashte territorit te Shqiperise, si edhe te ardhura bruto te tjera te papermendura me lart. Referuar gjithmone formularit te deklarimit te te ardhurave vjetore individuale, shuma e te ardhurave bruto (3-14) plotesohet per totalin e te ardhurave nga kutia 3 deri ne kutine 14.

Cilat do te vleresohen si "shpenzime te zbritshme"?

1- Kontributet vullnetare ne fondin e pensionit vullnetar dhe kontributet vullnetare te individit per shendetin, plotesohet vetem kur individi ka derdhur kontribut per fondet e pensionit vullnetar dhe kontribute vullnetare per shendetin.

2- Shuma e interesit bankar te kredise se marre per shkollim per vete apo per femijet dhe personat ne kujdestari, do te plotesohet per shumen e interesit bankar te kredise se marre per shkollim brenda territorit te Shqiperise.

3- Shpenzimet per mjekim per vete apo per femijet dhe personat ne kujdestari per pjesen e pambuluar nga sigurimi i detyrueshem shendetesor, do te plotesohet mbeshtetur ne faturat e leshuara nga institucionet shendetesore brenda territorit te Shqiperise, per justifikimin e shpenzimeve per mjekim, sipas percaktimeve ne aktet nenligjore.

4- Shuma e shpenzimeve te zbritshme, plotesohet per totalin e shpenzimeve nga kutia 16-18 te formularit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›