Presidenti, Beja:Kushtetuta nuklejon kriza Rozeta Rapushi
Zgjedhja e Presidentit te ri te Republikes qe do te realizohet kete vit, nuk duhet dhe nuk mund te shkaktoje me ngerce apo kriza politike ne vend. Keshtu u shpreh dje deputeti demokrat, Kryetar i Komisionit te Jashtem, Fatos Beja, duke theksuar faktin se zgjedhja e kreut te ri te shtetit do te behet sipas Kushtetutes dhe se kjo procedure nuk ka pse te ndikoje aspak ne axhenden politike dhe realizimin e reformave. "Grupet e medha parlamentare politike kane rene dakord per nje axhende mbi diskutimin dhe realizimin e reformave, miratimin e nismave te rendesishme ligjore. Nje pjese e diskutuam dhe miratuam ne dhjetor te vitit te kaluar, tashme kemi pjesen tjeter dhe diskutimet mbi ceshtjen e zgjedhjes se presidentit nuk duhet te ndikoje ne kete proces", tha dje Beja, ne nje prononcim per gazeten "Koha Jone". Sipas tij, ne sesionin e kaluar te Kuvendit, u permbush nje prej 12 rekomandimeve te Komisionit Evropian per integrimin. Ndersa per kete sesion, ne muajt e pare te vitit, pritet te realizohen edhe tre prioritete te tjera, dy qe lidhen me reformen zgjedhore dhe nje me reformen parlamentare. "Nese do te vijohet me te njejten klime bashkepunimi per interesat madhore te vendit, nuk ka asnje arsye pse te mos ecet perpara. Eshte e vertete qe per dy vjet me radhe opozita mbajti peng interesat e vendit, por muaji i fundit, ai dhjetor, tregoi se edhe bashkepunohet dhe shkoi shume mire", theksoi Beja. Ai shtoi gjithashtu se ceshtjet qe nuk jane permbyllur ende dhe do te nisin me sesionin e ri parlamentar, jane sigurisht Gjykata Administrative dhe kufizimi i imunitetit te zyrtareve te larte te shtetit. "Mund te kete edhe pretekste qe per shkak te zgjedhjes se presidentit, opozita te nxjerre pengesa, por kjo nuk mund te vijoje, pasi ka Kushtetute dhe procedura per zgjedhjen e kreut te shtetit eshte e qarte. Shqiperia nuk mund te mbahet me peng e interesave te momentit. U tentua te behet nga opozita per dy vjet, por ne ecem para, liberalizuam vizat dhe punuam me reformat", u shpreh Beja, duke nenvizuar edhe nje here se procesi i zgjedhjes se kreut te shtetit nuk duhet te ndikoje ne bashkepunimin mes dy forcave te medha politike per reformat. Perkundrazi, reformat sipas tij, duhet te vijojne ne menyre qe koha e humbur te kapet sa me shpejt.