Mediat e huaja Shqiperia nder vendet me te mira turistike per 2012-n

Gazetat dhe agjencite turistike ne bote i kane dhene nje hapesire te madhe turizmit per vitin 2012 dhe e kane renditur Shqiperine si nje nga vendet me te bukura
Ne vitet e fundit Shqiperia ka patur nje zhvillim te bujshem ne fushen e turizmit ku mijera turiste vijne per pushime cdo vit ne vendin tone. Bukurite natyrore plazhet qytetet antike jane nder preferencat kryesore te turisteve por sic duket numri i atyre qe do ta vizitojne Shqiperine do te rritet edhe per vitin 2012. Nese per 2011-n ishte prestigjiozja australiane qe e renditi Shqiperine ne vendet e para per te kaluar pushimet kete vit eshte shtypi britanik qe promovon turizmin shqiptar si me te mirin duke e rendituar ne top-ten te destinacioneve me te mira turistike. Ne nje artikull te The Guardian-it pervec disa vendeve te famshme ne bote si Viena Bostoni Italisa dhe Suedisa Shqiperia rekomandohet per britaniket jo vetem per bukurite natyrore por kryesisht per vlerat arkeologjike. Duhet thene se nuk eshte hera e pare qe shtypi boteror apo dhe televizionet me te njohura si CNN-i kane promovuar bukurite shqiptare si nder me te vecantat.
Cfare ofron Shqiperia
Nese do te shkoni ne Shqiperi shkruan gazeta angleze duhet te shkoni dhe ne Butrint i vendosur ne zemer te parkut kombetar dhe rrenojave te qytetit romak 2 500-vjecar qe eshte nje nga qendrat me te medha arkeologjike evropiane me nje tempull te mrekullueshem greko-romak. Gjithashtu The Guardian nuk le pa pershkruar Tiranen si nje nga qytetet me te vecanta te Ballkanit ku me nje sasi te vogel parash mund te kalohet shume mire ne zonat me te nxehta si blloku apo dhe ne restorantet tradicionale shqiptare. Bregdeti shqiptar keshillohet per 2012-n si me origjinali dhe me argetuesi edhe nga sajte te tjera interneti. Ne faqen zyrtare te ionian-cruises.com bregdeti i jugut te Shqiperise komentohet si me aventuresket dhe enigmatiket ku keshillohet per pushuesit si oferta me e mire per krocerat dhe per pushime te paharrueshme. Nder te tjera edhe kompania The Gapyear Ltd ne nje profil boteror vetem per turizmin dhe pushimet shkruan se Shqiperia eshte votuar ne destinancionin top value destination per 2012-n. Ne artikull thuhet se per ata te cilet jane ne kerkim te nje pushimi ekonomik ose nje vit pauze per 2012-n mos shikoni perreth pervecse Shqiperise. Udhezuesi i udhetimeve The Former mbi destinacionet dhe cmimet per 2012-n ka zbuluar se riviera shqiptare ka fituar cmimin per destinancionin me vlerat me te arsyeshme. Former e ka pershkruar bregdetin shqiptar si te virgjer jo shume te zbuluar dhe ekonomikisht te perballueshem. Riviera shqiptare i ka te gjitha bukurite natyrore ashtu sikurse Kroacia shkruan udhezuesi i pushimeve por ndryshe nga kjo e fundit Shqiperia nuk ka dyndje turistesh dhe cmimet jane me te uleta. Ne librin e udhezimeve pershkruhen plazhet me rere te bardhe uji i kristalte si dhe vecantia e fshatrave pergjate bregdetit. Nje vend te rendesishem per mediat e huaja zene dhe alpet shqiptare ku bukuria e tyre eshte e rralle pasi ofrojne nje panorame qetesuese si ne muajt e ftohte te dimrit por dhe gjate muajve te veres.