Bogdani: Rama, pa vizion per te drejtuar vendin
Deputeti i Partise Demokratike, Gerti Bogdani, i ka quajtur thjesht demagogji deklaratat e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, se mazhoranca genjen kur flet per rritje ekonomike dhe se opozita ka nje program, i cili synon rimekembjen ekonomike te vendit. Ne nje prononcim per gazeten "Koha Jone", deputeti Bogdani deklaron se Rama nuk ka vizion per te drejtuar vendin dhe kete e ka deshmuar ne 11 vitet qe ai drejtoi kryeqytetin e vendit. "Ne 11 vjetet e fundit, ai ka deshmuar tashme qe nuk kishte vizion per te qeverisur nje kryeqytet, ndaj nuk mund te kete vizion per te drejtuar nje vend!", eshte shprehur Bogdani. Per deputetin demokrat nuk eshte ndonje problem qe kreu socialist mendon keshtu, sepse ai eshte i vetmi qe e sheh Shqiperine gri, pasi institucionet nderkombetare mendojne krejt ndryshe dhe kjo duket fare qarte nga vleresimet pozitive qe Shqiperia ka marre dhe po merr vazhdimisht. "Eshte normale qe z. Rama te mohoje qendrueshmerine dhe arritjet ekonomike te Shqiperise. Fatmiresisht, ai eshte i vetmi qe mendon keshtu, pasi per aktoret dhe faktoret qe kane rendesi ne fushen e ekonomise jo thjesht shqiptare, por boterore, Shqiperia merret edhe si shembull konkret dhe i suksesshem i perballimit te krizes financiare globale", ka nenvizuar deputeti demokrat. Bogdani i ka kujtuar kryetarit te PS-se, Rama, se revista prestigjioze "Forbes", para pak koheve i ka dhene Shqiperise nje vleresim mjaft pozitiv per zhvillimin e saj ekonomik. Pervec revistave prestigjioze ekonomike dhe institucioneve ekonomike, Shqiperia ka marre vleresime pozitive edhe nga takimi me i fundit ekonomik, i zhvilluar ne France. Bogdani ka nenvizuar faktin se "ne Seminarin "Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Risi", mbajtur ne Paris dhe organizuar nen kujdesin e Presidentit francez Sakrozy, kryeministri Berisha ishte i ftuar te paraqese modelin liberal ekonomik, te ndjekur nga qeveria shqiptare dhe reformat strukturore te bera prej saj, si celesi i suksesit ekonomik te Shqiperise dhe faktoret themelor qe Shqiperia i rezistoi krizes ekonomike financiare boterore, duke pasur rritje ekonomike". Por deputeti Bogdani, shton se Edi Rama nuk i shikon keto suksese, sepse ai ka mbetur ne realitetin e rij virtual, te kufizuar ne 140 germat e "Twiter"-it. "Ndaj, eshte e qarte qe z. Rama mbetet ne realitetin e tij virtual, i kufizuar ne 140 germat e 'Twitter'-it. Realitet nga i cili nuk veren tashme qe kryeqyteti i Shqiperise zbukurohet per Festen e Pavaresise dhe feston me shqiptaret mbare; apo nga i cili nuk veren qe Tirana tashme zbukurohet per Festat e FundVitit, ndryshe nga koha e zymte kur z. Rama drejtonte Bashkine e Tiranes. Realitet nga i cili nuk del dot, jo thjesht per ceshtje deshire apo vullneti, por mbi te gjitha per ceshtje aftesish!", eshte shprehur deputeti Bogdani. E. Gjura