Deklarata nga çadrat: “Ja 6 kushte Berishës për mbylljen e grevës”
Autori i Lajmit: Lorena Killo
Një nga drejtuesit e grevës së urisë të Partisë Socialiste, deputeti Fatmir Xhafaj, lexoi një deklaratë nga çadrat në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dje, para fillimit të protestës. Në emër të grevistëve ai paraqiti gjashtë kushte për të dalë nga protesta, duke theksuar se greva e urisë ndalon vetëm atëherë kur qeveria dhe faktorët tjerë politikë të garantojnë transparencën e zgjedhjeve. Sipas Xhafajt, hetimi i zgjedhjeve duhet të bëhet me instrumente parlamentare. Në deklaratë thuhet se greva ndalon vetëm pas angazhimit të palëve në dialog politik, i cili do të konkludojë me miratimin e së drejtës për hetimin e manipulimeve në zgjedhjet e 28 Qershorit. Përveç shkeljes së lirisë së votës, Xhafaj tha se rreth 200 veta po qëndrojnë në grevë të alarmuar nga kriza ekonomike që ka prekur vendin si dhe nga dështimet e deritanishme të qeverisë në procesin e liberalizimit të vizave. Grevistët kërkojnë daljen e vendit nga kriza me një paketë masash, zbardhjen e vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi dhe hetimin e plotë të zgjedhjeve.
Në emër të transparencës dhe lirive e të drejtave të çdo qytetari
Ata në këtë letër shkruajnë: “Ne, qytetarët dhe përfaqësuesit e zgjedhur të popullit, pjesëmarrës në grevën e urisë prej tanimë 10 ditësh, jemi të shqetësuar për krizën e thellë politike dhe institucionale që po kalon Shqipëria, pasojë e drejtpërdrejtë e shprehjes së deformuar të vullnetit të zgjedhësve në zgjedhjet e 28 qershorit 2009, e cila reflektohet në degradimin e pushtetit legjislativ, në arbitraritetin e pushtetit ekzekutiv dhe në dobësimin e pushtetit gjyqësor”. Ata janë shprehur të bindur se transparenca e pakushtëzuar dhe hetimi i plotë i zgjedhjeve të shkuara, përfshirë edhe hetimin e kutive të 28 qershorit 2009, mundëson jo vetëm përmbushjen e standardeve të munguara demokratike ndërkombëtare për zgjedhje të lira e të ndershme, të denja për një vend anëtar të NATO-s dhe aspirant për anëtarësim në BE, po edhe ekuilibrat kushtetues dhe garancitë e munguara ligjore si pasojë e korrupsionit të kudondodhur që rrënjët i ka tek korrupsioni elektoral. Sipas tyre, është alarmues fakti i krizës ekonomike që ka mbërthyer Shqipërinë duke rënduar përditë mbi qytetarët që përballen me rritjen e pandalshme të kostos së jetesës dhe humbjen galopante të vendeve të punës në kushtet e dezinformimit konstant të shifrave e të të dhënave të ekonomisë. Ata theksuan: “Jemi të ndjeshëm plotësisht për rrezikun e jashtëzakonshëm që i kanoset demokracisë në vend edhe për shkak të rënies sistematike të nivelit të lirisë së medias nën presionin në rritje të shtetit të bërë njësh me pushtetin. Të dëshpëruar për dështimin e përsëritur e të pajustifikueshëm të qeverisë në përmbushjen e të gjitha standardeve për liberalizimin e vizave dhe marrjen e statusit të vendit kandidat në BE”, ata u shprehën të vendosur më shumë se kurrë për të mbyllur një herë e përgjithmonë kapitullin e zgjedhjeve të deformuara në veçanti dhe për të hapur në tërësi kapitullin e transparencës së të gjitha pushteteve kushtetuese ndaj publikut. Sipas tyre, protesta dhe greva e urisë si kulmim i saj, janë një zgjedhje e detyruar për shkak të mungesës së deritanishme të vullnetit dhe refuzimit prej 9 muajsh nga qeveria për të pranuar kërkesat legjitime të opozitës dhe dëgjuar thirrjet e përsëritura të partnerëve ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës.
Ja gjashtë kushtet që duam për dalje nga greva
“Përmes këtij dokumenti bëjmë me dije opinionin publik shqiptar, qeverinë dhe miqtë e partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë se protesta jonë dhe kjo grevë urie, si shprehja e saj më paqësore por edhe më e vullnetshme në kërkim të zgjidhjeve, do të ndalen vetëm atëherë kur të garantohet përmes angazhimit publik të palëve:
- Transparenca e pakushtëzuar, përmes hetimit të plotë parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, duke nisur nga kutitë – jo për efekt të ndryshimit të rezultatit, po për efekt të nxjerrjes së problemeve e përgjegjësive në zbatimin e ligjit gjatë procesit zgjedhor – dhe duke e shtrirë rrezen e hetimit mbi të gjithë problematikën e vënies së shtetit në shërbim të pushtetit për qëllime elektorale duke qenë të hapur për të pranuar lidhur me qasjen ndaj kutive çdo zgjidhje të negociuar, që garanton transparencën pa sfiduar tërësinë e rezultatit të zgjedhjeve.
- Transparenca në funksionimin e Kuvendit me qëllim garantimin e kontrollit kushtetues ndaj qeverisë, përfaqësimin e ekuilibruar të shumicës dhe të opozitës në drejtimin e komisioneve të përhershme parlamentare dhe delegacionet parlamentare, kufizimin e imunitetit ndaj akuzave për korrupsion dhe arritjen e konsensusit për miratimin e një sërë ligjeve të rëndësishme të sistemit të drejtësisë.
- Transparenca e shifrave të ekonomisë dhe dhënia fund e praktikave të kundërligjshme e të rrezikshme të dezinformimit dhe manipulimit të publikut me shifra të deformuara për qëllime politike, që nuk reflektojnë realitetin e ekonomisë shqiptare;
- Transparenca në funksionimin e Këshillit Kombëtar të Radiotelevizioneve dhe të Radiotelevizionit Shqiptar, përmes miratimit me konsensus të një kuadri të ligjor dhe rregullator të standardeve të Bashkimit Evropian si edhe pranimit të një ekuilibri të ri në bordet përkatëse të tyre.
- Transparenca në përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë për të mundësuar miratimin me konsensus parlamentar të kandidaturave të zgjedhura, bazuar në kritere të meritës dhe profesionalizmit e jashtë ndikimeve politike si domosdoshmëri për qëndrueshmërinë e këtyre institucioneve kushtetuese dhe si kusht për arritjen e konsensusit për reforma e ligje të rëndësishme që kanë të bëjnë me forcimin e shtetit të së drejtës.
- Transparenca mbi hetimin e vrasjes së deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi, që do të garantonte zbardhjen e menjëhershme dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vrasjes.
Plotësimi i këtyre kërkesave me interes publik e kombëtar dhe aspak partiak apo në favor të një pale kundër një tjetre, do ti kthejë vendit normalitetin e munguar politik e institucional dhe do të përshpejtojë procesin e demokratizimit e të integrimit evropian të vendit. Qëllimi i grevës sonë të urisë është fisnik. Kërkesat tona janë demokratike e të bazuara në vlerat e parimet evropiane.
Përkushtimi ynë deri në grevë urie për të garantuar demokracinë, liritë e të drejtat e kërcënuara përditë për çdo njeri të parreshtuar me pushtetin, është sakrifica jonë për ta nxjerrë vendin nga kriza e nga trysnia në rritje e shtetit të bërë njësh me pushtetin dhe për ti dhënë Shqipërisë e çdo shqiptari lirinë që u mungon, mirëqenien që ata meritojnë dhe të ardhmen evropiane që të gjithë dëshirojmë.
Ky lajm është publikuar: 11/05/2010