E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundesliga, Bajern shpallet kampion nën sytë e Murinjos

Autori i Lajmit: Redaksia

Berlin - Bajern i Mynihut është shpallur zyrtarisht kampion i Gjermanisë ditën e fundit të Bundesligës. Skuadra ka marrë titullin e 22-të në histori, duke triumfuar ndaj ekipeve të tjera gjermane. Ivica Oliç hapi rezultatin pas 20 minutash lojë, ndërsa vendasit arritën të barazojnë në pjesën e dytë me anë të Ramos (60). Dy gola të shpejtë të Arjen Roben në 16 minutat e fundit të ndeshjes (74 dhe 87) vulosen fitoren e Bajernit 1-3.
Fitorja ishte e 20-ta e bavarezëve, që e përfundon sezonin me pesë pikë mbi Schalke, që barazoi pa gola në Mainc. Në ndeshjet e tjera, Verder Bremen ka barazuar në fushën e Hamburgut 1-1 për të siguruar vendin e tretë dhe të fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve. Hanover ka arritur një fitore të pastër 3-0 në fushën e Bokumit, duke dërguar këtë të fundit në ligën e dytë. Ekipi ku aktivizohet kosovari Albert Bunjaku, Nuremberg, mposhti Këlnin me rezultatin 1-0 dhe do të shkojë në playoff ku do të përballet me Augsburg, ekipin e tretë të ligës së dytë, në përpjekje për të luajtur edhe sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit gjerman.
Gjermanët e Bajernit do të përballen në 22 maj kundër Interit, në finalen e Champions League. Jose Mourinho e ka ndjekur “live” në Berlin kundërshtarin e tij të madh në Champions Leauge. Pasi kreu stërvitjen e fundit në vigjilje kundër Kievo Veronas së Erjon Bogdanit, trajneri portugez i Inter fluturoi me një avion privat drejt Berlinit për të parë në aksion Bajernin e Luis van Gal, pikërisht në ditën kur bavarezët u kurorëzuan për herë të 22-të si kampionë të Bundesligës 1 në Gjermani. Pas ndeshjes, Mourinho u rikthye në Pinetina, atje dhe ku janë grumbulluar zikaltërit.

Ky lajm është publikuar: 09/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›